11:14 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lejuan kultivimin e drogës, SHÇBA pezullon 4 shefa dhe 6 policë të Komisariatit të Librazhdit

15:43 | 19/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lejuan kultivimin e drogës, SHÇBA pezullon 4 shefa dhe 6 policë të Komisariatit të Librazhdit

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka njoftuar se ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Ata akuzohen se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë lejuar kultivimin e bimeve narkotike.

10 punonjësit e policisë dyshohet se kanë kryer veprën penale si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike./

Njoftimi i plotë:

Elbasan – SHÇBA ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për caktimin e masave të sigurisë për 10 punonjës të policisë në Drejtorinë Vendore Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Librazhd. Kjo në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjykata ka caktuar për ta, masën e sigurimit ndalues ndaj personit në hetim “Pezullimin nga ushtrimi i detyrës“, si person i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si person përgjegjës për menaxhimin, monitorimin, koordinimin dhe kontrollin e strukturave për zbatimin e planit të masave në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, konktretisht për:

– K/komisar B.H., 52 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit Librazhd;

– K/komisar A.H., 48 vjeç, me detyrë Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Komisar A.K., 40 vjeç, me detyrë Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– Komisar L.Z., 40 vjeç, me detyrë Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd;

– N/komisar E.A., 44 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar G.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve;

– N/komisar Y.Z., 51 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan;

– Inspektor K.Q. 46 vjeç,me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor Z.C., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet;

– Inspektor I.D., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave funksionale, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike.

SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin 08009090 çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë.

Pas

U zgjodh kreu i SPAK/ Kush është Arben Kraja, ka hetuar Lulzim Bashën për aferën e Rrugës së Kombit

Para

Mori flamurin e ‘Antishpifjes’, por ja çfarë bëri dje në Parlament kryeministri Rama

Para
“Marku duhet markuar me pullë të kuqe”, Rama: Ky është profesori i letrave. Ironizon Rudina Hajdarin dhe iu drejtohet gazetarëve me emra

Mori flamurin e 'Antishpifjes', por ja çfarë bëri dje në Parlament kryeministri Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kokainë, armë dhe municione, bie në pranga Krisald Kundraxhi, bashkëpunëtor i Gjergj Cukalit

Interpol Tirana/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

“Nuk e kemi luftën me ju”, Netanyahu i drejtohet me fjalim popullit të Iranit

Sulmet e Iranit, ministria e Jashtme: 5 shtetas shqiptarë në Izrael, ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta

Sulmi i Iranit mbi Izrael, Ministria e Jashtme: Nuk ka asnjë raportim për shqiptarë të lënduar

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

Irani: Dy gjeneralë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.