Emisioni ‘Fokus’ nga Robert Papa, që transmetohet në Tv Fax NeWs kishte të ftuar Lekë Mirakajn i cili foli për portretet e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët përgjithësisht simbolizojnë periudhën e çlirimit të vendit.
Mirakaj tha se askush në një shtet tjetër nuk do të guxonte të bënte një akt të tillë ndërsa argumentoi se ky është edhe një lloj provokimi.
“Jashtë vendit askush nuk guxon ti kthehet asaj kohe. Arsyet pse janë vendosur ato simbole në Bulevard janë edhe faj i Partisë Demokratike. Deklarata e Berishës, një nga gabimet më të mëdha, Berisha reflektoi por shumë vonë e shpjegoi këtë. Simbolet e komunizmit janë një lloj provokimi. Nëse nuk reagohet do vendosin bustin e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Vjet vendosën 40 martirët e Kishës Katolike”, tha Mirakaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)