01:09 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lekët e borxheve po ikin 90 % në xhep dhe 10% në shtet”, Soko i përvishet Ramës për Eurobondin: Pse të mos gëzosh ti, sikur do e paguash vetë

13:14 | 11/06/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nisma për ndryshimin e sistemit, Soko: Sistemin elektoral e zgjedhin qytetarët, nuk e përcaktojnë partitë politike

Ekonomisti Pano Soko ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Rama për Eurobondin. Soko me anë të një postimi në Facebook shkruan se kryeministri e ka marrë me shumë entuziazëm të madh borxhin prej 650 milionë euro, dhe se norma e ulët e interesit, si për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk i dedikohet besimit tek librat e llogarisë së këtyre vendeve që kanë investitorët, por garancisë për ndihmë që dha BE për vendet partnere.

“Paskemi marrë 650 milionë Euro borxh me 3.62% interes dhe udhëheqësin e madh e paska kap entuziazmi i madh, se tregjet e borxhit paskan besim tek Qeveria shqiptare. E para, për ta shfryrë pak udhëheqësin që qenka ngref keq, norma e ulët e interesit, si për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk i dedikohet besimit tek librat e llogarisë së këtyre vendeve që kanë investitorët, por garancisë për ndihmë që dha BE për vendet partnere” shprehet ekonomisti.

Soko ndër të tjera shkruan se Be ka propozuar një paketë ndihme dhe ka premtuar se nuk do të falimentojë asnjë vend, ndaj tregjet nuk kanë besim tek Shqipëria por te BE-ja.

“BE ka propozuar një paketë 15 miliardë Euro ndihmë për vendet partnere me BE (ku bën pjesë dhe Shqipëria) dhe ka premtuar që nuk do të lejojë asnjë vend të falimentojë për shkak të pandemisë. Tregjet s’kanë besim te Shqipëria, po tek fjala e BE-së, te garancia që ajo jep. E dyta, ça po gëzon? Që po merr borxh? Po njerëzit normal qajnë në të tilla raste, se po merr borxh, s’po ti falin. Apo natyrisht që do të gëzosh, ti nuk je ai që do t’i paguash këto borxhe, ti je thjesht ai që po shpenzon lekët. Borxhet do t’i paguajmë ne që kontribojmë sot, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Pse mos gëzosh ti, ti s’do paguash gjë.. Sot Shqipëria ka gati 10 miliardë Euro borxh të shkruar dhe 2.2 miliardë janë konçesionet, shkojnë në total 12.2 miliardë Euro.

Përpara Edi Ramës, Shqipëria kishte marrë në 22 vjet demokraci, 5.9 miliardë Euro borxh. Vetëm Edi Rama kryeministër ka marrë 6.3 miliardë Euro borxh. Ka marrë më shume ai sesa gjithë Kryeministrat e tjerë të mbledhur së bashku.Ku kanë vajtur këto lekë? Çfarë është ndërtuar me kaq shumë lekë? S’e di…” shkruan Soko.

“E treta, o shoku udhëheqës, e di pse qajmë ne edhe kur ti thua që duhet të gëzojmë? Se shqiptarët, hallin me borxhin nuk e kanë tek interesat, që të gëzojmë që shpëtuam se e morëm me interes të ulët këtë rradhë.Interesi është halli më i vogël. Hallin e kemi se lekët e borxhit po ikin top, të gjitha. Po shkojnë 90% në xhep dhe 10% në shtet.Ti sot po merr 650 milionë Euro borxh, nga të cilat 200 do paguash borxh të vjetër dhe 450 do t’i përdorësh. Këto 450 milionë që do t’i përdorësh, do t’i çosh nëpër projekte si Milot-Balldreni, ku paguajmë 17 km rrugë me 350 milionë Euro, kur rruga realisht kushton 35 milion Euro, jo 350..Pra 10% bën rruga, 90% tek xhepi a tek llogaria bankare në offshore.
Sepse ti kështu ke shpenzuar 6 miliardë Euro deri më tani. Dhe kjo do të ndodhë dhe këtë rradhë.

Sepse ti këtë di të bësh. S’di ti as të menaxhosh ekonomi, as të menaxhosh prodhim, as të rrisësh vendet e punës, as të ndërtosh vepra publike, asgjë. Ti di vetëm – Rrit taksa dhe vidh lekët e taksave/Merr borxh dhe vidh lekët e borxhit..” përfundon postimin Soko.

Etiketa: ekonomipano soko
Pas

Borxhet dhe përgjegjësia e madhe i marrin ”rininë” Ahmetajt, shfaqet duke çaluar në krah të Ramës

Para

“Ja ku është derexheja e diplomacisë shqiptare”, historiani bën komentin epik: Ministrat e Jashtëm merren nga rruga, i mbyllin marrëveshjet për…

Para
Reagon historiani Murat Shabani: Mini Shengeni ballkanik është “Sindroma e xhelatit me víktimën”

"Ja ku është derexheja e diplomacisë shqiptare", historiani bën komentin epik: Ministrat e Jashtëm merren nga rruga, i mbyllin marrëveshjet për...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.