Tetë ditë më parë një e moshuar në Maliq ka rënë pre e një grabitjeje dhe dhunës fizike. Një person i maskuar i është futur në shtëpi dhe i ka grabitur 10 mijë euro, të cilat e moshuara pretendon se i ka mbledhur nga shitja e tokave pasi fëmijë nuk ka.
Luljeta Hoxha ka dhënë detaje teksa është intervistuar për mediat, duke shtuar se nuk dyshon tek asnjë. Ndërsa me detaje tregon sesi autori i grabitjes e lidhi, e dhunoi derisa i ra të fikët. E më pas, me t’i marrë paratë, ishte larguar nga banesa e saj. Me të ardhur në vete, ishte ajo që kishte shkuar tek fqinjët për të kërkuar ndihmë.
“Deri në orën 10 pa 20 isha zgjuar, rashe të flija dhe ikën dritat. U hap porta, unë isha shtrirë, erdhi një trup i gjatë dhe m’u hodh sipër. Leket me tha se të vrava. I thoja se nuk kam lek, vetëm pensionin. Leket me tha përsëri se të vrava. Me lidhi duart dhe gojën me një leckë dhe litar, dhe me godiste. Me mori zvarrë nga dhoma tjetër, e më kërkonte përsëri lek.
Nxori thikën. Me godite me shkelma.
Leket i kisha kursime sepse kisha shitur tokat. Mendoja të kisha lekët për t’u pleqëruar e varrosur. 10 mijë euro mi mori. Në divan i kisha fshehur, aty ku flija. I gjeti vet. Policia erdhi pasi u përmenda. Kam dhimbje të mëdha.
Shkova në komshinjtë, kërkova ndihmë. Isha e goditur dhe me enjtje. Lajmëroi policinë komshia, në pyetën dhe u tregova.
Me mori policia me solli pa ndjenja në spital.
Nuk kam dyshime kush mund të jetë, nuk e di”– u shpreh e moshuara.