Deputeti slloven, Darij Krajcic ka dhënë dorëheqjen, pasi vodhi një sanduiç në një dyqan në Lubjanë. Në një deklaratë për mediat deputeti tha se ai ishte mërzitur, që ishte injoruar nga punonjësit e dyqanit ndaj edhe më pas kishte vendorur të vidhte sanduiçin.
Askush nuk e kuptoi që deputeti vodhi sanduiçin, por Marjan Sarec nga partia LSM, ka këmbëngulur që ai më vonë të kthehej për të paguar.
Po ashtu në deklaratën e tij Krajcicka kërkuar falje dhe ka thënë se i vinte keq për atë që kishte bërë.
Ndërsa antëtarët e tjerë të partisë LSM-së janë shprehur se duke dhënë dorëheqjen deputeti ka treguar se ka standarte të larta etike.
Krajcic u bë pjesë parlamentit slloven shtatorin e vitit të kaluar dhe askush nuk e priste që ai të largohej në këtë mënyrë.