23:28 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lektorja Keta kundër nismës së Ramës dhe Nikollës: Asnjë bazë shkencore, u vendos në lidhje me ‘skype’

09:36 | 23/01/2018
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lektorja Keta kundër nismës së Ramës dhe Nikollës: Asnjë bazë shkencore, u vendos në lidhje me ‘skype’

Lektorja Majlinda Keta është shprehur kategorikisht kundër nismës së qeverisë Rama ‘’3 lëndë në 6 orë” për nxënësit e sistemit parauniversitar.

E ftuar në studion e lajmeve në ‘’Fax News” Keta u shpreh se kjo nismë është e pambështetur në asnjë bazë kërkimi shkencor. Po ashtu lektorja u shpreh se asnjë ekspert nuk është thirrur që të asistojë në këtë reformë.

“Kjo nismë është bërë me nxitim, për të bërë lajm. Një nismë e re nuk mund të nis në mesin e një viti shkollor.

Nisma kurrikulare nuk mund të bëhet në një takim online, ne nuk dimë se çfarë e shtyu kryeministrin që të nxitonte. Kjo duhet të paraprihej nga analiza shkencore, nëse sheh atë dokumentacion që iu është dhënë mësuesve, ka një term që është përshkrimi i nismës.

Nuk e di sesi mund tiu drejtohesh mësuesve dhe prindërve me një gjuhë të tillë. Nëse ti i referohesh asaj që është justifikuar në media, për lehtësimin e çantave duhet që ky element të dalë parësor edhe në dokument. Dhe në fakt aty nuk duket askund ky arsyetim.  

Vërtet ka të dhëna që fëmijët kanë probleme me shpinën e tyre, po nuk është kjo zgjidhja në mes të vitit. Dhe këtë e di shumë mirë ministrja që vjen vetë nga një eksperiencë arsimore, dhe kryeministri vetë nëse i ka kaluar të gjitha etapat e arsimimit, duhet që ta dijë mirë.

Aty thuhet që të bashkohen tema që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pra ky fëmijë nuk do të bëjë dy orë një temë, po ky fëmijë në dy orë do të marrë dy tema të ndryshme. Në këtë mënyrë ne zbehim dhe rolin e personave që merren me tekstet, ata jo më kot e kanë ndarë në dy tema, duke marrë parasysh ngarkesën.  

Cilësia e mësuesve në arsim po vjen duke degraduar. Tendenca për të liberalizuar tregun e mësuesve po na vret.

Në anën metodike janë shkelur ato që janë baza e kërkimit shkencor. Ne ikim nga Kili në Angli sa i përket metodave që përdorim në arsimin e lartë, po dhe atij parauniversitar. Kryeministri dhe Ministrja ndryshuan gjithçka me lidhjen me skype.

Unë dua ti bëj një pyetje kryeministrit: Po ne që mendojmë ndryshe nga ju, dhe na dhemb më shumë ajo që po ndodh me arsimin?! Dhe do ja japim edhe me fakte përgjigjen se pse jemi kundër kësaj nisme”, u shpreh Keta.

E pyetur se kush do ta mbajë përgjegjësinë nëse kjo nismë do të dështojë, Keta u shpreh: Do ta mbajnë ata që prodhuan mësues nga kioskat, ata që kanë dëmtuar të gjithë sistemi. Në arsimin e lartë ne prodhuam një ligj, ndërsa në fundin e vitit të shkuar doli një udhëzim që hidhte poshtë ligjin. Unë nuk po pretendoj që të kemi një ministër arsimi që në këshill të marrë njerëzuit më kritikë të tij. Kjo nuk ka qenë një nismë e një ministri, ka qenë një propozim i vetëm një prindi. Nuk mund të jetë shkolla strehë e dëshirave të prindërve.

Kjo lloj qeverisje ka një lloj qasje centraliste sa i perket arsimit, dhe nga ana tjetër këto nisma kërkojnë që ti shesin si demokraci. Nuk mund të marrim nisma të tilla sa kohë që mbështetja për arsimin vijon të mbetet shumë e ulët në GDP-në e vendit.

Është e njëjta skemë që është përdorur nga ana e ministres për të njoftuar edhe Reformën e Arsimit të Lartë. Nëse do të më dëgjonte njëherë të vetme Edi Rama duhet të shkrijë Institutin e Zhillimit të Arsimit. (IZHA) Zoti Rama ka aq kulturë, sa të kuptojë që të qeverisësh do të thotë që të punosh me teknicienë dhe me ekspertë.

Mua më vjen keq që miq të mirë të mij dalin në ekran për të mbrojtur këtë nismë, dhe pastaj kur ulesh për të pirë një çaj janë kundër kësaj, dhe thonë se na detyruan që ta bëjmë. Dua të theksoj se fëmijët do të kenë dy tema në 2 orë, dhe fëmijët do të kenë dy palë detyra për ta bërë.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: edi ramalektorjamjalinda keta
Pas

LSI thirrje ambasadorëve: Lu dhe Vlahutin mos heshtni

Para

Nga spitali në polici, pasi u dhunuan dje gjatë protestës kundër incineratorit, sot banorët arrestohen (EMRAT)

Para
Nga spitali në polici, pasi u dhunuan dje gjatë protestës kundër incineratorit, sot banorët arrestohen (EMRAT)

Nga spitali në polici, pasi u dhunuan dje gjatë protestës kundër incineratorit, sot banorët arrestohen (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.