06:40 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Leku e nis vrullshëm javën, dje euro preku një tjetër rekord historik

07:37 | 10/05/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Euro thyen rekord pas rekordi negativ/ Me sa këmbehet sot

Leku e ka nisur këtë javë me një vrull të ri forcimi në kursin e këmbimit ndaj euros.

Ditën e martë euro ka rënë përsëri poshtë kufirit të 111 lekëve, madje duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 110.94 lekë, nivel lehtësisht më i ulët se ai i mëparshmi prej 110.98 lekësh, që ishte shënuar në datën 26 prill. Sipas burimeve nga tregu i këmbimeve valutore, situata në tregu vazhdon të karakterizohet nga prurje të mëdha të euros.

Këto prurje kanë tendencën të shtohen veçanërisht pas fundjavave, që shoqërohen me një numër të konsiderueshme vizitorësh sidomos nga Kosova dhe vendet fqinje. Tendencat e kursit të këmbimit në vija të përgjithshme ngelen të ngjashme me pjesën e dytë të muajit prill.

Në ditët e para të majit, euro shënoi një rritje të lehtë, duke arritur deri në nivelin e 113.32 lekëve. Burimet bëjnë të ditur se rritja e përkohshme e euros erdhi kryesisht si rezultat i blerjeve të realizuara nga njëra prej bankave tregtare.

Por, me tërheqjen e bankës në fjalë nga pozicioni në blerje, kursi i këmbimit të euros u është kthyer tendencave të mëparshme. Afrimi i sezonit veror, rritja e rolit të turizmit në prurjet valutore, por ndoshta edhe fushata zgjedhore kanë shtuar ofertën e monedhës europiane dhe kanë sjellë zhvlerësimin e saj në nivelet më të ulëta historike.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Ky forcim ka amortizuar një pjesë të presioneve të jashtme inflacioniste dhe i ka lejuar Bankës së Shqipërisë të mbajë një ritëm më të ngadaltë të rritjes së normave të interesit në gjashtë muajt e fundit.

Leku i fortë po ndihmon edhe një numër të konsiderueshëm të huamarrësve shqiptarë që kanë hua në euro, por që të ardhurat e tyre i sigurojnë kryesisht në lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, stoku i kredisë së pambrojtur në valutë (kredia në valutë të ndryshme nga ajo në të cilën huamarrësi siguron të ardhurat) arriti në rreth 130 miliardë lekë ose rreth 1.15 miliardë euro. Rënia në kursin e këmbimit të euros ka ulur vlerën e këstit të shprehur në monedhën vendase.

Vetë qeveria shqiptare ka pasur përfitime të konsiderueshme nga forcimi i lekut, në pjesën e portofolit të borxhit në valutë të huaj. Sipas Ministrisë së Financave, në fund të 2022 stoku i borxhit në valutë të huaj ra në rreth 646 miliardë lekë, 5.1% më ka krahasuar me një vit më parë, kryesisht si rezultat i mbiçmimit në lekut në kursin e këmbimit ndaj euros.

Por, forcimi i lekut po jep efekte negative në atë segment të ekonomisë që i ka të ardhurat në euro dhe shpenzimet në lekë, ku përfshihen sektorët eksportues të mallrave, shërbimeve apo familjet që përfitojnë remitanca.

Bizneset eksportuese në muajt e fundit janë shprehur gjithnjë e më të shqetësuara për efektet e zhvlerësimit të euros në biznesin e tyre dhe për këtë qëllim kanë zhvilluar në ditët e fundit takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë ka bërë të qartë se nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit, për sa kohë që Shqipëria adopton një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe vlerat e kursit reflektojnë faktorët thelbësore të kërkesës dhe ofertës në treg. Banka qendrore u ka sugjeruar eksportuesve të bashkëpunojnë sa më ngushtë me industrinë financiare, duke përdorur instrumentin e kontratave të së ardhmes, të cilat ofrojnë mbrojtje ndaj lëvizjeve të forta dhe të padëshirueshëm të kursit të kursit të këmbimit./ Monitor

Pas

Rritja e çmimeve në vend, këto janë produktet që u shtrenjtuan më shumë në muajin prill

Para

Shkatërrohet banda e drogës në Britani, dërguan 42 milionë paund në Dubai, mes tyre tre gra

Para
Shkatërrohet banda e drogës në Britani, dërguan 42 milionë paund në Dubai, mes tyre tre gra

Shkatërrohet banda e drogës në Britani, dërguan 42 milionë paund në Dubai, mes tyre tre gra

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.