Një tërmet është ndjerë vetëm pak minuta më parë në kryeqytet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter sipas Igjeum me epiqendër në Vorë 9 km nga Durrësi me 29 km thellësi.
Lëkundjet janë ndjerë të forta ndërsa duhet theksuar se prej ditësh lëkundjet kanë qenë të rralla dhe me megnitudë të ulët.
Gazetarët e Fax News në rrethe raportojnë se lëkundjet janë ndjerë forta edhe nënqytete të tjera ndërsa në Durrës banorët kanë ndjerë panik teksa një pjesë e mirë e tyre kanë dalë nga banesat.
Lëkundje të tilla vijnë pas asaj të 26 Nëntorit me magnitudë 6.4 ballë i cili shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa janë ndjerë periodikisht por në shkallë më të ulët.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post