Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:37 minuta, një lëkundje sizmike e shkallës 4.2 ballë është ndjerë në provincën e Aquillas në Itali.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës tërmeti e pati epiqëndrën në komunën Collelongo me një thellësi 17 km nën tokë. Lëkundja sizmike është ndjerë dhe në disa zona të qytetit të Romës. Për momentin nuk raportohen dëme.