03:24 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti shkundin sërish vendin, banorët në panik kalojnë natën jashtë

07:31 | 22/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lëkundje të forta tërmeti shkundin sërish vendin, banorët në panik kalojnë natën jashtë

Një tjetër lëkundje e fortë termeti është ndjerë para në qytetin e Durrësit rreth orës 06:45, me magnitudë 3.3 ballë.

Po ashtu edhe gjatë natës janë ndjerë lëkundje të fuqishme, dhe të vazhdueshme. Sipas Institutit te Gjeoshkences tërmeti që është ndjerë pak pas mesante ka qenë me magnetutë 4.9 ballë të shkallës Rihter, me thellesi 6 kilometer.

Tëmeti ka patur sërish si epiqendër Detin Adriatik, 30 kilometra larg Durrësit.

Kujtojmë se vendi u trondit dje nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë, ndërkohë që epiqendër kishte qytetin e Durrësit si dhe kryeqytetin.

Raportohet për dëme të shumta materiale në terren, ndërkohë që shumë persona e kanë kaluar natë jashtë si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme sizmike.

“Sipas informacioneve zyrtare paraprake – dhe dua ta theksoj që këto informacione janë duke u përditësuar minutë pas minuti teksa ekipet skanojnë situatën në terren – deri në momentin që po flasim, raportohet për 68 persona të lënduar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për lëndime të lehta, që kanë ardhur kryesisht si pasojë e situatës së frikës që kanë përjetuar qytetarët në momentin e tërmetit, dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, janë larguar sërish për në banesat e tyre.”- deklaroi Xhaçka në një njoftim për mediat.

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturen e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rr. “3 Dëshmorët”, Yzberisht;
2- Liqeni i Thatë;
3- “Bulevardi ri”, Kashar;
4- Stadiumi “Dinamo”;
5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;
6- Shkolla “Betim Muco”,
Kombinat.
Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.

Deklarata e Ministrisë së Mbrotjes

E di që këto kanë qenë orë shumë shqetësuese për të gjithë ne. Dua të ndaj me ju informacionin zyrtar paraprak, që disponojmë për momentin bazuar në të dhënat që na vijnë nga terreni përmes shtabeve të emergjencës në të 12 prefekturat, ekipeve të emergjencave në të 61 bashkitë, komisariateve të policisë dhe spitaleve për t’ju dhënë një pasqyrë sa më të plotë të situatës.

Tërmeti që ra sot, në orën 16.05 minuta ishte i një magnitude 5.8 sipas shkallës Rihter, me një intensitet prej 7 deri në 8 balle ne epiqender. Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik, 30 kilometra në veri të Durrësit. Goditja fillestare është shoqëruar nga disa lëkundje, për fat të mirë me magnitudë dhe intensitet më të ulët.

Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera deri në stabilizimin e pllakave tektonike. Por duke e konsideruar tërmetin e orës 16.05 si ngjarjen sizmike kryesore, është një lajm i mirë që goditjet pasuese kanë shënuar një trend në ulje, qoftë për sa i përket magnitudës ashtu edhe intensitetit.

Sipas informacioneve zyrtare paraprake – dhe dua ta theksoj që këto informacione janë duke u përditësuar minutë pas minuti teksa ekipet skanojnë situatën në terren – deri në momentin që po flasim, raportohet për 68 persona të lënduar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për lëndime të lehta, që kanë ardhur kryesisht si pasojë e situatës së frikës që kanë përjetuar qytetarët në momentin e tërmetit, dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, janë larguar sërish për në banesat e tyre. Disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet mjekësore të ambulancave pranë vendeve të tyre të banimit.

Ajo që është më e rëndësishmja, eshte se nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Nga ana tjetër tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, sidomos në Durrës dhe Tiranë, por fatmirësisht, ne pjesën dërrmuese behet fjale per krisje të mureve apo dëme të tjera të këtij niveli ndonëse në ditët në vijim serioziteti i këtyre dëmtimeve do të verifikohet nga grupet e ekspertëve në terren.
Më konkretisht, në qarkun Tiranë raportimet e deritanishme flasin për:
Dëmtime, kryesisht krisje, në 46 banesa e 3 pallate në Farkë, Zonën e Astirit, Dajt, Komunën e Parisit, njësia administrative 2 dhe 6, si dhe në Pezë, Kashar, Zallherr, dhe Kodër Sharrë,

Në qarkun Durrës, në Shijak dhe në Durrës qytet raportohen dëme ne 4 pallate dhe 42 banesa, kryesisht te vjetra.

Në bashkinë Librazhd janë dëmtuar 7 banesa.

Në qarkun Dibër, bashkia Klos, njësia administrative Xibër raportohen 4 banesa të dëmtuara, nga të cilat një e rrëzuar.

Në bashkinë Berat ka një banesë të dëmtuar.
Në qarkun Lezhë, në qytet ka dëme të lehta në 4 banesa.

Në qarkun Fier, janë shënuar 4 banesa të dëmtuara lehtë në Bashkinë Lushnje, dhe njësinë administrative Fier Shegan, por ajo që është e rëndësishme, pak më parë u konfirmua që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës.

Në bashkinë Korcë nuk raportohen dëme.

Cdo institucion i shtetit shqiptar, FA, Ministria e Shëndetësisë e cila ka vendosur staf të përforcuar mjekësor nëpër spitale dhe gjendje gatishmërie për cdo emergjencë, prefekturat dhe bashkitë përmes ekipeve të tyre të emergjencave, komisariatet e policisë, janë në krye të detyrës për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve kudo që mund të shfaqet nevoja.

Dua po ashtu t’i informoj qytetarët banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime, që bashkitë janë duke përgatitur qendra të posaçme strehimi për të sistemuar të gjithë ata që mund të kenë nevojë. Në raste nevoje apo për të marrë cdo lloj informacioni tjetër qytetarët mund të kontaktojnë një nga numrat e mëposhtëm:

Numrin unik 112, që është për cdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike.
Policia e shtetit ☎ 129,
Zjarrfikesja ☎128,
Urgjenca ☎ 127
Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Kryeministrin i cili ndodhej në Frankfurt në tranzit për në Nju Jork, ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, por ka vendosur ta ndërpresë udhëtimin për t’u kthyer po sot në Shqipëri. Dhe sot në orën 23.30 Kryeministri ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të koordinuar punën e të gjithë strukturave vendore dhe qendrore për përballimin me gatishmëri të plotë 24 orë në ditë të pasojave të tërmetit.
Paralelisht, dua ta ritheksoj, po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve në secilën prej bashkive të prekura nga lëkundjet e tokës.
Po ashtu, dua të theksoj që gjatë këtyre orëve kemi marrë mesazhe solidariteti dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit.
Unë e di që shumë qytetarë kanë përjetuar momente ankthi e frike. Por dua t’ju siguroj që po bëjmë gjithçka për të përballuar situatën. Këto janë ngjarje që nuk mund të parashikohen e as të parandalohen. Por ajo që ne mund të bëjmë dhe jemi duke bërë është që t’ju gjendemi qytetarëve kudo e kurdo që mund të kenë nevojë për ndihmë.
Forcat e Armatosura, policia e shtetit, stafet mjekësore, shtabet e emergjencave, prefekturat, bashkitë, ekipet e vlerësimit dhe cdo institucion i shtetit shqiptar qendror dhe vendor është 24 orë në krye të detyrës për të përballuar këtë situatë.
Do t’ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për masat e mëtejshme.

Etiketa: termet
Pas

Atentat me armë zjarri në Krujë, humb jetën halla dhe plagoset nipi (EMRAT)

Para

VIDEO/ Po fliste Lleshaj, tërmeti bie live gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë në mesanatë

Para
VIDEO/ Po fliste Lleshaj, tërmeti bie live gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë në mesanatë

VIDEO/ Po fliste Lleshaj, tërmeti bie live gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë në mesanatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.