Rreth orës 4:48 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tërmet me fuqi shkatërruese prej 3.7 shkallë të Rihteri në rajonin e Vranjës, rreth 10 kilometra në verilindje të Serbisë.
Intensiteti teorik në epiqendër u vlerësua në shkallët V-VI të shkallës Merkall, thuhet në ueb-faqen e Institutit Sizmologjik të Serbisë bazuar në ngjarjet sizmologjike të lokalizuara.
Tërmetet e një intensiteti të tillë kryesisht nuk shkaktojnë dëme të mëdha në objekte, por se ka mjaftuar që t’i zgjojë banorët, transmeton Telegrafi.