Lëkundje sizmike janë ndjerë në Tiranë rreth orës 13:25. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë relativisht i lehtë me magnitudë 3.2 ballë.
Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 30 kilometra nën tokë, dhe është ndjerë nga një pjesë e mirë e qytetarëve.
Ndërkohë që edhe në qytetin e Korçës u regjistruan pasditen e djeshme, dhe në orët e vona të mbrëmjes, disa lëkundje tërmeti që shkaktuar panik te banorët, dhe rikthyen frikën e pak javëve më parë.
Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit në Korçë qindra qytetarë mbetën të pastrehë, dhe u vendosën në çadrat e ngritura nga ushtria.