Një tërmet i fortë prej 4.8 ballësh ka goditur mesnatën e sotme në orën 00:01 dhe epiqendra e tij ka qenë Maminasi rreth ka 25 km nga Tirana.
Ky tërmet vjen rreth 3 orë pas një tjetër tërmeti me magnitudë 3.7 ballë ndërsa lëkundjet e tyre janë ndjerë të forta edhe në kryeqytet.
Lëkundje të tilla vijnë në një kohë kur kushtet atmosferike janë të paqëndrueshme pasi reshjet e shiut kanë pushtuar një pjesë të mirë të territorit.
Vlen të theksohet se ashtu sikurse janë shprehur sizmiologët, në disa raste lëkundjet tektonike të këtij lloij janë të natyrshme pas një tërmeti me magnitudë të lartë sikurse ishte ai i mëngjesit të datës 26 Nëntor, ndërsa nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë për qytetarët.