22:07 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lela me portalin e ri: U detyrova të thoja ‘’Edi Rama reformator, Edi Rama edhe një mandat të dytë’’

13:36 | 14/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Lela me portalin e ri: U detyrova të thoja ‘’Edi Rama reformator, Edi Rama edhe një mandat të dytë’’

Alfred Lela prej ditës së sotme është zyrtarisht drejtuesi i portalit më të ri në treg politiko.al. Ai e kishte parashikuar nisjen e këtij portal që në momentet e para të shkëputjes nga ‘’Mapo’’ e Henri Çilit. Sipas tij edhe ky portal është një nismë për të treguar se ku ndryshon portal nga politika. Ai thotë se ishte detyrimi që ai të thoshte ‘’Rama reformator dhe Rama për një mandat të dytë’’ që e bënë të largohej nga Mapo.

‘’Angazhimi im, themeluesit të Politiko.al,  prej 7 vitesh në një të përditëshme, u ndërpre prej një kushtëzimi ‘kontraktual’, në thelb të të cilit ishte kërkesa që, lajtmotiv i qëndrimeve të mia publike, me tekst në gazetë e e zë në Tv, të kumtonte “Edi Rama reformator; Edi Rama edhe një mandat të dytë”.

Kisha qenë pjesë e një outlet-i mediatik që, jo më shumë se para tre vitesh e gjysmë, i paraqiste publikut idenë se “Berisha meritonte një mandat të tretë” dhe se ai ishte “Reformator i madh”. Jetojmë në Shqipëri, një vend i vogël, insinjifikativ, dhe dy reformatorë në tre vjet janë shumë. Amerika në 100 vitet e fundit nuk ka patur më shumë se tre a katër të tillë në politkë. Po aq e gjithë Europa.

Shihni pra: ‘kryengritja’ ime nuk kishte të bënte as me nderin, erzin, etikën, rreshtimin politik apo ideologjik; edhe pse nga pak me të gjitha këto ka të bëjë, por me Logjikën. Nderi dhe etika nuk janë kode të dikujt që nuk është i sofistikuar, që nuk është i qytetëruar, që nuk është pehlivan mjaftueshëm. Jo: Nderi është te Logjika.

Mungesa e logjikës është prani e turpit. Të tjerat janë gjepura në fjalë dhe të tjerët grabitqarë në aksion.

Politiko.al ishte rrjedha logjike e gjërave pas ikjes nga MAPO. Politiko nuk është debutimi im. Dikur, para 12 vjetësh, koha e Amerikës në jetën time, e pata provuar me fletore.com, ndoshta një ndër të parat media të reja ngritur nga një gazetar shqiptar. Sprova zgjati diçka më shumë se tre vite dhe u ndërpre pas kthimit në Shqipëri’’, shkruan ndër të tjera Lela në Editorialin e tij. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: alfred lelapolitikoportal i ri
Pas

Nuk e dua Ramën, por dua të vërtetën

Para

Fatos Lubonja: Katër arsyet pse u shkarkua Saimir Tahiri, nga Meta te ndërkombëtarët

Para
Tirana dhe merimanga e droguar, duhet reaguar ndaj maskarenjve

Fatos Lubonja: Katër arsyet pse u shkarkua Saimir Tahiri, nga Meta te ndërkombëtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.