Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar së fundmi lidhur me sasitë e konsiderueshme të lëndë narkotike të kapura në vendet fqinjë, me pikënisje nga Shqipëria.
Në një deklaratë të fundit për mediat, demokrati Alibeaj renditi operacionet kundër trafikut të lëndëve narkotike të zhvilluara në Itali dhe Greqi, konkretisht kapjen e rreth 4 ton drogë nga Guardia di Finanza dhe rreth 500 kilogramë drogë të gjetura dhe sekuestruara në Greqi, përkatësisht në Selanik dhe Kostur.
“Këto janë vetëm sasitë e kapura nga vendet fqinje. Ato dëshmojnë se karteli i drogës vazhdon aktivititetin e tij dhe Edi Rama me Saimir Tahirim u ofrojnë lehtësi për të kaluar kufirin pa pengesë. Të dhënat tregojnë se droga mbetet alternativë e Edi Ramës.”, u shpreh ndër të tjera Enkelejd Alibeaj, i cili bëri thirrje për ndryshim.
Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeaj:
Në 10 ditët e para të këtij vitit, rreth 4 ton e gjysëm drogë, kanë kaluar përmes kufinjve të Shqipërisë në drejtim të Italisë dhe Greqisë.
Në Otranto, Torre-Veneri, Napoli, Lece, Brindizi, kanë mbërritur rreth 4 tonë drogë në këto 10 ditë, të kapura e të sekuestruara nga policia italiane.
Po ashtu, në Igumenicë, Selanik, Kostur, janë kapur rreth 500 kg droge, nga policia greke.
Afërsisht 4 tonë e gjysëm, në 10 ditë, vetëm sasia e kapur, e sekuestruar.
Këto të dhëna tronditëse, dëshmojnë qartë se karteli qeveritar i drogës vazhdon pa ndalesë aktivitetin, dhe qeveria, Rama e Tahiri, i ofrojnë atyre rregullisht lehtësitë për ta transportuar brenda vendit, e për të kaluar kufinjtë tanë.
Këto të dhëna, dëshmojnë se droga mbetet edhe për këtë vit alternative e Edi Ramës, dhe angazhimi kryesor i tahirit të tij.
Koha ka ardhur për ta larguar këtë të keqe, e për të sjellë një qeveri që krijon mundësi për zhvillim e punë të ndershme.
(XH.A/SHUPLAKA)