Policia britanike ka arrestuar një shqiptar në Biddulph, pasi është kapur me lëndë narkotike të mbjella në shtëpi
I arrestuari është Alban Balla 28 vjeç, gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në rrugën ‘John’s Road’ në Biddulph u gjetën dhe sekuestruan rreth 200 bimë kanabis, njoftojnë mediat vendase.
Po ashtu policia gjeti 48 bimë kanabis në një dhomë gjumi, 40 në një dhomë tjetër dhe 118 bimë në dhomën e tretë, me një total prej rreth 330 fidanë. Bimët narkotike kapin vlerën prej 43 mijë paund deri në 76 mijë paund në tregun vendas.
Ndërsa vetë shqiptari tha para policisë se ishte dërguar nga disa shqiptarë të kujdesej për drogën dhe do paguhej 4.000 euro kur bimët të ishin rritur. Ai ka qëndruar aty për 3 ditë.
“Kutia e energjisë elektrike ishte në një lidhje të jashtëligjshme. Të tre dhoma gjumi në katin e parë kishin perde të lidhura për murin dhe fletët reflektuese të dritës. Një dhomë gjumi kishte 48 bimë që rriteshin, e dyta kishte 40 dhe 118 e treta me 330 fidanë që rriteshin në tabaka. Të 3 dhomat kishin sisteme ndriçimi me fuqi të lartë”, thuhet në raportin policisë drejtuar gjykatës.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, ka folur edhe avokati i shqiptarit, i cili ka deklaruar se ai nuk është truri i kësaj magazine, por pas tij fshihen të tjerë.
(S.SH/Shuplaka)