19:47 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Lëndët me zgjedhje, ç’duhet të dinë maturantët

16:11 | 24/03/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lëndët me zgjedhje, ç’duhet të dinë maturantët

Maturantët janë nën ethet e provimeve por edhe profesionit të tyre.

Nga kjo e shtunë ata do duhet të përzgjedhin dy lëndë me zgjedhje në portalin e krijuar për ta U-Albania, të cilat maksimizojnë pikët e totalit për një degë në universitet.

Zhurma e krijuar e një viti më parë vijon të shkaktojë pasiguri tek maturantët por sipas drejtuesve të shkollave, informacion këtë vit ka qenë më i madh duke korrigjuar disa nga gabimet e shkuara dhe krijuar një pasqyrë më të qartë për ta.

“Mendoj që maturantët janë gati, informacioni i bollshëm, duhet të matin mirë çfarë kanë arritur në 3 vite dhe ku e ndjejnë veten më mirë, duke llogaritur lëndët preferenciale të zgjedhin kë lëndë do të japin me zgjedhje”, u shpreh drejtoresha Luiza Mustafaj.

Maturantët duhet të kenë kujdes universitetin që zgjedhin pasi kriteret janë të ndryshme për degë të njëjta në universitete të ndryshme. Por maturanti përmes këtij portal interaktiv ka mundësi të bëjë edhe pyetje ndaj paqartësive që mund të hasin.

“Pasi zgjedh universitetin, duhet pasur kujdes pasi ndryshojnë degët dhe kriteret nga një universitet në tjetrin, dhe të renditen të gjitha degët, klikon degën që do të dalin të dhënat e nevojshme, që nëse nuk i gjen, ke mundesi të bësh pyetje në faqe”.

“Gjuha e huaj me zgjedhje nuk do bëhet me dëgjim si vitin e  shkuar por si gjithë provimet e tjera. Nëse deri vjet për informacion duhet të klikonin në cdo universitet, këtë vit informacionin e kanë tek portali “U- Albania”, thotë Mustafaj.

Drejtuesit e shkollave nisur nga problematika e hasur një vit më parë kanë edhe një kërkesë drejtuar universiteteve për të mos pasur penalitete ndaj maturantëve.

“Këtë vit presim, ka një kërkesë të bërë ndaj universiteteve dhe mirë  do të ishte që të kishte proces çregjistrimi dhe në fazën e dyte të zgjedhin degët preferenciale”, shprehet ajo.

Plotësimi i formularit A1 nis më 25 mars dhe zgjat 3 ditë për qarkun e Tiranës dhe më përfundon më 5 prill. Ndërsa maturantët para vitit 2017 kanë mundësi të aplikojnë nga 6-10 prill në portal. Edhe këtë vit matura shtetërore është dalëse ndërsa nota mesatare për në universitet pritet të mos ndryshojë dhe të mbetet 6. 

LSI ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë “Rama”, duke kritikuar hapur procedurën e ndjekur me Maturën Shtetërore. Sulmit i është bashkuar Lëvizja Rinore për Integrim. Kështu, gjatë një takimi me maturantët e qytetit të Korçës, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi vuri theksin tek fakti që procesi i Maturës Shtetërore të jetë sa më transparent, bazuar në meritokraci.

“Do t’i gjejmë zgjidhje problemeve të të gjithëve juve, që të shkoni në shkollat që ëndërroni, të shkoni në shkollat që ju keni punuar për dymbëdhjetë vjet e jo të shkoni në shkollat që skema arsimore ju çon juve. Për këtë ju garantoj dhe do të jemi çdo ditë duke punuar me njëri-tjetrin, duke luftuar për këtë kauzë, për ëndrrat, për shanset që ne do t’ju ofrojmë juve. Jam e bindur që të gjithë bashkë do punojmë që kjo maturë shtetërore të jetë maturë model, të jetë maturë transparente dhe të jetë maturë që të ofrojë shanse të barabarta për të gjithë ne”,- tha kryetarja e LRI-së. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: lende me zgjedhjematura shteteroreministria e arsimit
Pas

Ministrat e rinj në Presidencë, betohen për postet e reja

Para

Futbollistët e Kombëtares u ‘tallën’ me besimin e krishterë, reagon hoxhë Kalaja: Interpretim jokorrekt i video-s

Para
Futbollistët e Kombëtares u ‘tallën’ me besimin e krishterë, reagon hoxhë Kalaja: Interpretim jokorrekt i video-s

Futbollistët e Kombëtares u ‘tallën’ me besimin e krishterë, reagon hoxhë Kalaja: Interpretim jokorrekt i video-s

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.