Lionel Messi shënoi një dygolësh dhe një asist të shtunën për Inter Miami në MLS, pas rikthimit të tij nga dëmtimi, duke u përfshirë në të gjithë golat e fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj Philadelphia.
Numri 10 nuk kishte luajtur që nga suksesi i fundit i Argjentinës në Copa America ndaj Kolumbisë më 14 korrik për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Madje na u desh të ktheheshim në 1 qershor për të parë Messin me ngjyrat e Inter Miami, i privuar për tetë ndeshje kampionati.Tetë herë “Topi i Artë” humbi gjithashtu ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me Albiceleste në fillim të shtatorit. Sulmuesi 37-vjeçar u rikthye në lëvizje pa vonesë, duke shënuar me shpejtësi në katër minuta (26’ dhe 30’) përpara se të jepte një pasim vendimtar për Luis Suarez në fundin e kohës së shtuar (90’+8), ndërsa Filadelfia kaloi në epërsi menjëherë, falë Mikael Uhre (2’).
“E vërteta është se jam pak i lodhur, (…) as vapa dhe lagështia në Miami nuk më ndihmojnë, por doja shumë të kthehesha, isha larguar nga fusha për një kohë të gjatë,” tha ‘Pleshti’.
Inter Miami është ende skuadra më e mirë në MLS, duke pasur dhjetë pikë më shumë se nënkampionia e saj Cincinnati në Konferencën Lindore dhe po aq hapa përpara Los Angeles Galaxy, në Konferencën Perëndimore, me gjashtë ditë të mbetura nga kampionati .
“Gjatë vitit ne ishim vërtet të pafat me dëmtime, nuk ishim kurrë në maksimumin tonë. Sot jemi të parët me një epërsi të madhe të merituar dhe me pak fat do të përfundojmë në krye”,- tha Messi, tashmë i kualifikuar në play-off me skuadrën e tij.