Kryetari i grupit të Partisë Demokratike në këshillin bashkiak të Tiranës
Ai shprehet se ha diskutim nëse listat e PD janë ndërtuar mbi bazën e njerëvze me kontribut dhe që gëzojnë kontribut e mbështetje.
Shkrimi i Ollit:
Te dashur miq demokrate, me shqetesim prej dy ditesh lexoj me dhjetra statuese lidhur me listen e prezantuar nga kryetari Basha, opinionet pro dhe kunder, por ajo qe refuzoj me force jane sharjet apo balta qe po hedhim kunder njerezve tane qe shprehen pro a kunder. Me kete perbaltje emocionale nuk bejme asgje me shume se te corientojme vetevten e per me teper cdo qyetar shqiptar qe beson te PD dhe potencilaisht do te votoje per ne. Ne gjykimin tim deputetet qe paraqet nje force politike ne gare duhet te jene pjese e palces politike te saj, njerez qe kane kontribute reale nder vite dhe gezojne mbeshtetjen e bazes dhe respektin e opinionit publik. Une keshtu e gjykoj te pakten. A i permbush lista e PD keto kritere?! Kjo pa diskutim ha dhe do te haje gjithmone diskutim, por kur nga diskutimi dhe argumentat kalon ne baltosje te njerzve qe japin mendime te ndryshme, me besoni se kjo çon uje vetem ne mullirin e Rames. A kam rezerva personalisht ndaj saj? Pa diskutim! Por, gjykova se pas nje fakti te kryer dhe tashme me fushaten qe ka filluar cdo qendrim apo deklarate publike do te ishte ne dem te PD dhe jo thjesht kryetarit Basha. E dyta, duke patur parasysh faktin se si i propozuar nga strukturat e Korces, por edhe te disa njesive ketu ne Tirane, do te dukej si meskinitet ne nivel personal qe nuk isha pjese e saj. Prandaj mendova te flas kur te jete koha reale e analizes dhe e ballafaqimit me rezultatin zgjedhor. Vleresoj çdo mendim e argument, por refuzoj cfaredo perbaltje per ata qe jane shprehur apo do te shprehen pro apo kunder saj, analiste apo perfaqesues te PD. Do te kete kohe mjaftueshem per bere analizen e nevojshme. Sot eshte koha te bejme betejen tone. Ju lutem ta merrni kete status vetem si nje kerkese per te reflektuar mes nesh dhe jo per debat. Ju falenderoj per mbeshtetjen dhe respektin tuaj!
(M.D/Shuplaka)