kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, I cili është dhe një kritik I Bashës, ka dhënë një mesazh para mbledhjes së kryesisë së PD.
Ai shkruan se parulla “o me ne, o kundër nesh” na ka përçarë për 50 vjet. Olli thotë se historia nuk duhet harruar sepse një popull që e harron atë nuk shkon përpara.
“O me ne, o kunder nesh! Ruge tjeter nuk ka! Kjo devize perjashtuese e rrenoi Shqiperine ne 50 vite diktature, rrenoi dinjitetin dhe personalitetin njerezor, por mbi te gjitha moralin shoqeror! Njepopull qe harron historine e vet eshte i destinuar te mos ece perpara!”, shkruan Olli. (B.H/Shuplaka)