Aktori i madh i Hollivudit, Leonardo di Caprio ka publikuar pasditen e sotme një video në rrjetet sociale të rrjedhës së lumit Vjosa, duke e quajtur atë si një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.
Di Kaprio ka shpërndarë videon dhe tekstin e The Associated Press ku flitet për planet që i japin fund veçantisë së lumit shqiptar.
Ndërkohë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë repost statusin e di Kaprios në Instagram duke treguar kështu sensibilizimin e tij në mbrojtje të lumenjve dhe pasurive natyrore.