Kanë kaluar 6 muaj nga kënga e fundit e Leonora Jakupit “Të kam jetë”.
Por gjithsesi këngëtarja nuk ndalet. Ajo ka publikuar një video ku tregon se shumë shpejt do të vijë projekti i saj i radhës. Titullin e këngës Leonora e ka bërë të ditur nëpërmjet një videoje në Instagram. “Pa asnjë dyshim” do të titullohet kënga dhe pritet të publikohet shumë shpejt.
Duhet të sjellim në vëmendje që kënga e saj të kam jetë “Të kam jetë” e publikuar 6 muaj më parë ka arritur 2 milion shikime në Youtube dhe është pëlqyer nga publiku. (J.V/Shuplaka)