Nga Anna Duka
Jo më larg sesa një vit u zgjodh në krye të radio-televizionit shqiptar Thoma Gëllçi, i cili u shpreh për hapjen e një rruge të gjatë, aspak të lehtë, për transformimin e një institucioni që mesa duket sipas tij është i rendësishëm. Në të vërtetë duhet të jetë i rëndësishëm përderisa është një vend që gjeneron sasi të mëdha parash publike.
Ai tha se Radio Televizioni Publik duhet të dallojë nga një mënyrë e veçantë perceptimi dhe pune, tha që ky institucion nuk do jetë vetëm për argëtim dhe informim, dhe kishte të drejtë, sepse realisht ky intitucion nuk është thjesht për argëtim dhe informim, është edhe një vend për t’u pasuruar.
Dhe ndryshimi ndodhi, ndodhi së brendshmi, i vakët, jo fort i bindshëm, por ndodhi. U importuan emra të rinjë të suksesshëm, si Rezart Aga dhe Bledar Zaganjori ndërsa emra të vjetër e të njohur u eksportuan. Dhe kjo në vetvete është një lëvizje e denjë, e zgjuar, një lëvizje që të jep besim. Një lëvizje që tregon se nuk ka rëndësi nëse je i famshëm se nëse nuk i duhesh një vendi, nëse nuk punon, nuk derdh energji, mund, dhe tru nuk mund të paguhesh kot. Prandaj e përkrah lëvizjen e tij të shkarkimit të emrave që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.
Që është një institucion i rëndësishëm kjo dihet, vetëm nga numri i të punësuarve kupton sesa lek derdhen në atë vend, dhe fonde për programe të jashtme e të brendshme, fonde pë festivalet e për ngjarjet sportive, fonde që i paguajme ne qytetarët. Deri këtu çdo gjë është mrekulli fare. Tani të shohim çka nxjerë në dritë kapiteni i ri i anijes. Më parë me qëndrimin e Martin Lekës dhe bashkëpunëtorët e tij Rtshja varfërohej teksa xhepi i drejtorit pasurohej. Ku shkonin gjithë fondet?! Për të mos mbetur një enigëm atëherë atëherë duhet ndjekur imagjinata, logjika thotë që paratë nuk ishin për lulëzimin e Rtsh, kjo është e qartë edhe për nga fakti sesa i ndjekur ishtë Rtshja nga publiku, edhe për nga njërëzit e punësuar, me një nivel të lartë të dëshirës për të qëndruar kafeneve gjatë orarit të punës. Çështja është çfarë solli drejtori i ri përvec përc-përceve(fjalëve)? A është ai i besueshëm? Frymëzues? Motivues? Të paktën nga aparenca jo. Nuk është bindës, ul sytë kur flet, lexon fjalët e tij në letër nënzë, ndonjëherë i merret goja, ndonjëherë edhe djersin, ndoshta ngaqë vetë ai e di se nuk mjafton miqësia me vëllain e kryeministrit për të qënë lider. Duket sikur ai vetë nuk i beson ato që thotë, nuk ka entusiazëm, nuk ka qëndrim, autoritet, vendosmëri, bindje. Nuk e di, nuk e kuptoj çfarë ndjen ai, por kam një bindje intuitive se ai është i ndërgjegjshëm që nuk është i duhuri, nuk është emocioni i duhur, pena e duhur, mendja e duhur. Nuk ka vrull, dinamizëm, vullnet. Nuk ka imponim të arsyeshëm.
Është një figurë e vakët, më i qetë seç duhet, i ndrojtur tek tuk, kur flet në konferenca për shtyp i ngjan një adoleshenti të virgjër që dridhet para krevatit. Brenda tij vlon frika e herës së parë, herës së parë që drejton një timon anijeje. Mendja është si uji, nëse nuk rrjedh qelbet. Lërë mendjen të të rrjedh drejtor! Shfrenoje imagjinatën, guxo, bëj diçka që askush se ka bërë më parë, lër gjurmë përmes punës jo vjedhjes. Mos u druaj, mo ski frikë. Je ti, as bordi, as Rezart Aga, askush, je vetëm ti.
Merri frenat në dorë dhe bëjë atë institucion të mos jetë më institucion bamirësie, pra ti japë rrogat ca njerëzve që rrijnë kot se koti, që pinë kafe tërë ditën e ngjyejnë thonjtë nëpër zyra. Mos bëj kompromise. Vërë trurin në punë. Je në atë detyrë për një arsye, duhej të ishtë tjetër kush por ja që je ti, kështu që vepro. Mos fli. Bëj revolucion. Thuaju: ose do bëhën gjërat sipas meje ose do iki. Thuaju: ose unë ose askush. Por kur të thuash fjalën ‘Unë’ mos harro që ajo fjalë të përfaqësojë unin e të gjithëve, interesat e publikut. Rezarti me shokët e tij nuk duhet të të japin mend, ai i dha provat. Ai dështoi në festival. Në Top Channël Rezarti ekzekutonte disa formate të kopjuara të gatshme dhe u bë i suksesshëm por Tvshja është një ishull i madh, nuk të fal, nuk e pushton dot kollaj, prandaj dështoi. Prandaj i shpërdoroi paratë tona edhe këtë vit ne festivalin e fundvitit. Ose revolucionin Thoma ose asgjë! Ose çrrënjosjen e të kaluarës ose asgjë.!! E vetmja gjë e mirë e të kaluarës është se është e kaluar.