Kënga më e fundit e Stresit, “Po foli i fundit”, në të cilën ka thumbuar shumë reperë shqiptarë, ka ngjallur debate. Stresi hodhi thumba dhe për liderin e “Babastars”, Getoar Selimin duke thënë: “Marre nuk tvjen i thu vetit ma i madhi nven. I dole Ledrit deshmitar ngjyq tash pse be po rren. E ju k*** e tina. Mos tju shof neper bina. Lejeni hip hopin e keni dh*. Ma e forta Doruntina”.
Pas kësaj kënge ka reaguar edhe menaxheri i “Babastars”, Dekori, i cili përmes një postimi në Instastory shkruan se Stresi nuk ka bërë asgjë gjatë 20 viteve karrierë, përveçse ka blerë klikimet për t’i bërë këngët e tij të duken të suksesshme.
Shumë shpejt edhe Stresi ka kthyer pergjigje duke shkruar se ka qenë “Babastars” që e ka hapur lojën e blerjeve të klikimeve.
“Të kallxon familja e madhe 3dots prej kur kam dhez unë dhe nuk shuhem kurrë. Ahhh harrova të them që zippo nuk shuhet kurse ju jeni përdorimsa hahahaha. Harrova të them se ju e keni shpik blerjen e klikimeve”, shkruan Stresi në reagimin e tij.