Mbledhja e Komisionit të Integrimit, ku u diskutua Ligji për Diasporën, është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës.
Gjatë debatit ministri i Diasporës, Pandeli Majko, pohoi se procedura e regjistrimit të emigrantëve do të bëhej nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Ajo që bëri përshtypje ishte ndërhyrja e Nard Ndokës, i cili e ironizoi Majkon duke i thënë se ka një ministria të sajuar nga Rama, të cilit ia ka dhënë për hatër.
“Mos e ngacmojmë Majkon, e dimë që ka një ministri provizore, të sajume. E bëri Rama ministër për hatër. Më mirë ta lëmë si ministër pa portofol, që mos t’i bëjmë lëmsh. Kjo është ministri provizore, e dimë të gjithë.” – tha Ndoka duke iu përgjigjur Majkos me ironi.
(E.L/Faxweb)