Pas paralajmërimit të KQZ-së ndaj bashkivëe të djathta për mos pengimin e procesit të zgjedhjeve, ka reaguar edhe deputeti Lefter Maliqi i cili i bën thirrje këtij institucioni që ti thërrasë mendjes pasi dekreti i Presidentit sipas tij, është i detyrueshëm për zbatim.
Sipas Maliqit, rasti i prishjes së KZAZ në Tropojë nga populli tregon përshkallzimin në çdo KZAZ në gjithë vendin, dhe shton se kjo çon vendin drejt një përpljasjeje të pashmangshme civile.
“Thirrje Komisioniereve në të gjitha KZAZ-te e vendit!! Jepni dorëheqje, shmangni konfliktet mes jush, ju e dini se zgjedhjet me nje palë s’mund të bëhen, pasi populli s’lejon instalim te diktatures, mos u bindni nga kalorësi dështak. Shikoni jeten dhe te ardhmen tuaj dhe te femijeve tuaj”, shkruan Maliqi ndër të tjera.
Reagimi i plote:
Reagim: KQZ-ja politike e Kalorësit ti therras mëndjes, arsyes, dekreti i Presidentit është i detyrueshem për zbatim, mos të merrem me divorcet e martesat se s’ështe detyra e tyre dhe as me thirrje antiligjore ndaj protestuesve qe duan demokraci e zgjedhje te lira. Rasti i prishjes se KZAZ në Tropojë nga populli tregon përshkallzimin ne cdo KZAZ ne gjithë vendin, situata po shkon drejt degradimit dhe përplasjes civile së pashmangshme.
Thirrje Komisioniereve në të gjitha KZAZ-te e vendit!! Jepni dorëheqje, shmangni konfliktet mes jush, ju e dini se zgjedhjet me nje palë s’mund të bëhen, pasi populli s’lejon instalim te diktatures, mos u bindni nga kalorësi dështak. Shikoni jeten dhe te ardhmen tuaj dhe te femijeve tuaj. Kaloresi e ka pare veten e familjen dhe e ka siguruar ne bunkerin e fortifikuar ne Surrel, kalorësi i ka sëndukët me florinj, euro,dollar, paund, ka per vete dhe i mbetet plot tagji me lekë dhe per kalin.
Te dashur miqte e mi komisioniere beni aktin e dorëheqjes, eshte akti me patriotik me demoktratik, distancohuni nga marrëzia, arroganca e nje te semuri qe sheh ëndrra me mbret, sulltan e perandor. Lereni vetem me kalin, gomarin, tao taon, ciu ciun dhe mamicen. Jemi shqiptare jemi vëllezer larg cdo pikpamje politike, etnie dhe perkatësie fetare. Kalorësi e di se është zoti. Lereni te shoh ëndrra, bashkohuni me socialistet e ndershem. Zgjidhni kalorësin qe ju sherben ju dhe jo oligarkeve, rilindjes dhe bandave.
(F.GJ/FAXWEB.AL)