03:10 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lëri kërcënimet ndaj popullit, po heto aferat korruptive”, ish-ministri reagon ndaj kryeprokurores

22:00 | 31/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
“Lëri kërcënimet ndaj popullit, po heto aferat korruptive”, ish-ministri reagon ndaj kryeprokurores

Ish-ministri teknik i drejtësisë Gazmend Bardhi ka reaguar pas njoftimit të mëparshëm të Prokurorisë së Përgjithshme se ka nisur hetimet lidhur me protestën në Rrugën e Kombit.

“Zonjë, leri hetimet false dhe kërcënimet ndaj popullit, se nuk e burgos dot të gjithin! Nuk je në atë funksion publik për ti shërbyer interesave kriminale të qeverisë, por për të mbrojtur interesin publik”, i drejtohet ai Kryeprokurores Arta Marku.

“Heto dhe vendos përpara përgjegjësisë ata që përfitojnë padrejtësisht milionat e koncesionave abuzive dhe që qartësisht shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish dhe qeveritarësh! Për këtë e merr pagën nga taksat tona.

Vetëm 1/10 e fondeve që ka marrë Vilma Nushi për vitin 2017, padrejtësisht dhe pa ofruar asnjë shërbim për qytetarët, ‎mjaftojnë për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit. Këtë dhe afera të tjera si këto, i heton dot?! Nëse jo, të paktën hesht dhe na i kurse deklaratat e shkruara nga Fatmir Xhafaj, dhe të lexuara nën emrin Arta Marku. Turp”, shton Bardhi.

Deklarata e plotë e ish-ministrit të drejtësisë, Gazmend Bardhi:

PPP Arta Marku paska deklaruar se Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të atyre që shkaktuan “dhune”! Kjo pranon vetë se de facto  është vartëse dhe nën urdhrat e Ministrit te Brendshëm. Ky deklarim përveçse qesharak, jo profesional (tregues i qartë se Kryeprokuror është Edi Rama), është edhe antikushtetues.

Dikush ta informojë zonjën se në Rrugën e Kombit, ndryshe nga sa deklaroi Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri (kjo PPP vetëm ato dëgjon) nuk kishte dhunë por reagim qytetar ndaj një padrejtësie. Një subjekt privat i ka vënë pritë qytetarëve dhe i thotë se me leje të Edi Ramës, që të hyjnë dhe të dalin nga shtëpitë e tyre duhet të paguajnë tek private 10 Euro, për përdorimin e një pronë që qytetarët e kanë ndërtuar me taksat e tyre.  Qytetarët morën nën zotërim pronën e tyre publike dhe këtu ska asnjë shkelje. Shkulën prej andej zaptuesin privat të Edi Ramës dhe ia rikthyen rrugën pronarit të vërtetë – qytetarëve! Mirënjohje dhe vetëm respekt për to.

Zonjë, leri hetimet false dhe kërcënimet ndaj popullit, se nuk e burgos dot të gjithin! Nuk je në atë funksion publik për ti shërbyer interesave kriminale të qeverisë, por për të mbrojtur interesin publik.

Heto dhe vendos përpara përgjegjësisë ata që përfitojnë padrejtësisht milionat e koncesionave abuzive dhe që qartësisht shkojnë në xhepat e një grushti njerëzish dhe qeveritarësh! Për këtë e merr pagën nga taksat tona.

Vetëm 1/10 e fondeve që ka marrë Vilma Nushi për vitin 2017, padrejtësisht dhe pa ofruar asnjë shërbim për qytetarët, ‎mjaftojnë për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit. Këtë dhe afera të tjera si këto, i heton dot?! Nëse jo, të paktën hesht dhe na i kurse deklaratat e shkruara nga Fatmir Xhafaj, dhe të lexuara nën emrin Arta Marku. Turp!

Pas

Nis “shfryrja e tërbimit”, Rama përjashton nga partia socialistët e Kukësit

Para

“Rruga e Kombit deri tani, të ardhurat sa dyfishi i kostove,” reagimi i fortë: Llumkazan hiq taksën!

Para
“Rruga e Kombit deri tani, të ardhurat sa dyfishi i kostove,” reagimi i fortë: Llumkazan hiq taksën!

“Rruga e Kombit deri tani, të ardhurat sa dyfishi i kostove,” reagimi i fortë: Llumkazan hiq taksën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.