Nuk kanë të sosur denoncimet e qytetarëve në drejtim të kompanisë Vodafone Albania, e cila pavarësisht se abuzon me ofertat dhe paketat që ofron ndaj klientëve të saj, nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë gjatë qendrimit në Shqipëri.
Në denoncimin e një qytetari thuhet se oferta e Internetit i ka mbaruar brenda dy javësh, pavarësisht se shumicën e kohës është i lidhur me wiffi. Në denoncim thuhet se pavarësisht se ka bërë ankesa pranë shërbimit të klientit, nuk ka marrë në shkëmbim asnjë zgjidhje.
“Jam shumë i pakënaqur me paketat, dhe sa shpejt që harxhohet interneti. Edhe pse kam 3G interneti harxhohet shumë shpejt, as 15 ditë nuk më zgjat oferta. Në punë më shumë kohë qendroj me wireless. Duke bo mnga dy oferta në muaj. E ka fajin kompania vodavidh albania”, shprehet në denoncimin e tij një prej qytetarëve.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as memet dhe pankarat kundër kësaj kompanie, siç është ai në foton e mëposhtme, ”lëri leshtë, be happy”:
Pak ditë më parë u përfol se Vodafone Albania do të largohet nga Shqipëria, dhe do të shesë të gjitha aksionet që ka në vendin tonë. (Lexo edhe ketu) Vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të vetë AKEP, Vodafone ka njohur një rënie të numri të përdoruesve të saj, që duket se lidhet pikërisht me shërbimet me kosto shumë të lartë që ajo ofron.
Po ashtu Faxweb.al raportoi për një bashkëpunim disa vjeçar mes UNIFI HOLDINGS INC” dhe Vodafone Albania, i cili i ka shkaktuar dëm në miliona lekë shtetit shqiptar.
Një skemë gjigante manipulimi dhe fshehje të ardhurash nga dega në Shqipëri e “UNIFI HOLDINGS INC” që vijonte prej vitesh në sektorin e telekomunikacionit në vend, doli në dritë pas një inspektimi të AKEP në vitin 2018.
Historia daton që në korrik të vitit 2014, kohë kur Unifi-dega Shqipëri nënshkroi një Marrëveshje Interkonjeksioni me “Vodafone-Albania. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Unifi-dega Shqipëri, merrte përsipër shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare, hyrëse e dalëse, për sipërmarrësin “Vodafone”.
Rreth 4 vite më pas, në vitin 2018 AKEP kërkon informacion prej kompanisë degë në Shqipëri mbi pasqyrat financiare, e cila në shkresën përcjellëse dhe dokumentacionin e dorëzuar pranë AKEP dhe grupit të inspektimit pretendonte se kjo kompani nuk e kishte ofruar shërbimin e kontraktuar me ‘Vodafone Albania’. (LEXO TE PLOTE LAJMIN)
Discussion about this post