Policia ka arrestuar në mënyrë krejt të beftë dhe me dhunë, vetëm pak pasi kishte përfunduar protesta, disa banorë në zonën e Astirit, mes tyre dhe një djalë 14 vjeç.
Në video duke pamjet sesi policia ka ndërhyrë brutalisht, rreth 200 metra larg vendit ku po zhvillohej protesta në Unazën e Re, duke ushtruar dhunë, ku ka marrë forcerisht protestuesit duke i shoqëruar në komisariat.
Gjatë kësaj ndërhyrje ka pasur edhe veprime të dhunshme nga efektivat e policise ndaj gazetareve dhe kameramaneve që po filmonin në vendin e ngjarjes.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post