09:54 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lëshuan fletë arresti ndaj Netanyahu, Trump vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës

10:08 | 07/02/2025
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtari i Hamasit thotë se komentet e Trump janë “një recetë për të krijuar kaos”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke vendosur sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), lidhur me hetimet ndaj Izraelit, aleatit të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

As SHBA-ja e as Izraeli nuk janë anëtarë apo nuk e njohin gjykatën, e cila ka lëshuar fletarrestime për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për krimet e pretenduara të luftës lidhur me përgjigjen ushtarake të shtetit të tij në Gazë, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023.

Si pasojë e sulmit të Hamasit u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen, afër 250 të tjerë. Ndërkaq, dhjetëra mijëra palestinezë u vranë gjatë fushatës ushtarake izraelite.

Urdhri i nënshkruar nga Trumpi e akuzon GJNP-në se po përfshihet në “veprime të paligjshme dhe pa bazë që shënjestrojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë Izraelin” dhe për abuzim të pushtetit duke lëshuar “fletarrestime të pabaza” kundër Netanyahut dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“GJNP-ja nuk ka juridiksion mbi Shtetet e Bashkuara e as Izraelin”, thuhet në urdhër, ku shtohet se gjykata ka vendosur një “precedent të rrezikshme” me veprimet e saj kundër këtyre dy shteteve.

Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv nga presidenti Trump më 6 shkurt ndodhi teksa Netanyahu po vizitonte Uashingtonin. Ai u takua me Trumpin të martën në Shtëpinë e Bardhë dhe të enjten zhvilloi takime me ligjvënësit në Kongresin amerikan.

Në urdhër thuhet se SHBA-ja do të vendosë “pasoja të prekshme dhe të rëndësishme” ndaj atyre që janë përgjegjës për shkeljet në GJNP. Veprimet mund të përfshijnë bllokime të pronës dhe aseteve dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për zyrtarët e GJNP-së, punonjësit dhe të afërmit e tyre.

As Izraeli dhe as SHBA-ja nuk janë në mesin e 124 shteteve anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Një ligj i vitit 2002 autorizonte Pentagonin që të çlironte çdo amerikan apo aleat të SHBA-së që do të mbahej nga gjykata. Më 2020, Trump sanksionoi kryeprokuroren e atëhershme në GJNP, Fatou Bensouda, lidhur me vendimin e saj për të hapur një hetim lidhur me krimet e mundshme të luftës të kryera nga të gjitha palët, përfshirë nga SHBA-ja, në Afganistan.

Megjithatë, sanksionet u hoqën gjatë mandatit të presidentit Joe Biden, dhe SHBA-ja nisi të bashkëpunonte me Gjykatën, veçmas pasi kryeprokurori i ri Karim Khan, më 2023 akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, për krime lufte në Ukrainë.

Ndërkaq, sa i përket fletarrestimeve të lëshuara ndaj Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë Izraelitë, Binden i kishte cilësuar si të turpshme, ndërkaq këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, Mike Waltz, e ka akuzuar gjykatën për njëanshmëri.

Pas

U arrestuan pas arratisjes së Daut Lazes, lirohen nga qelia tre punonjësit e burgut të Shënkollit, çfarë dëshmuan para togave të zeza

Para

Meta dhe Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori

Para
Padia e Metës për divorc me Monika Kryemadhin, caktohet gjyqtarja e dosjes

Meta dhe Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.