Një 27-vjeçar është i shqetësuar për vendin e punës pas ii dashuri i tij homoseksual i ka dërguar fotografitë e tij ‘të nxehta’ tek kolegët. Por nuk është ky i vetmi shqetësim që ka kaluar pasi më parë ushtronte dhunë ndaj tij dhe i shkatërronte flirtet me të tjerët. Për këtë ka kërkuar një këshillë nga psikologia Deidre.
Letra: Ish i dashuri im dërgon fotografi të nxehta të miat për kolegët e mi dhe jam i shqetësuar se do e humb punën time. Jam 27 vjeç dhe homoseksual, por familja ime nuk e di. Unë isha në një lidhje dashurie me një 25-vjeçar. Ai ishte i dhunshëm ndaj meje për disa muaj.
Ai më kafshonte dhe më godiste në stomak, më nxiu sytë dy herë, gjë që do të thotë se nuk mund të shkoja në punë. Ai kontrollonte paratë e mia dhe insistonte që të kishte të drejta në llogarinë time bankare. Ai ishte i papunë.
Më pas filloi lidhje me dikë tjetër dhe unë nisa të takoj meshkuj të tjerë, por ai erdhi tek apartamenti im, vodhi telefonin tim dhe kontaktoi me të gjithë meshkujt që kisha folur online duke i thënë gënjeshtra për mua. Tani, ka shpërndarë ato fotografi.
Deidre: Ai është abuziv dhe po bën veprime të dhunshme. Gjëja e parë që duhet të bësh është ta raportosh në polici.
(A.M/Faxweb.al)