Doktori i shkencave në Kimi, Ilir Pecnikaj i ka dërguar një letër publike ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut në lidhje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit apo masat që janë marrë për menaxhimin e situatës në rastin e shfaqjes së tij në vendin tonë, ndërsa në letër ai ka radhitur një sërë faktorësh të cilët nëse qëndrojnë përbëjnë arsye të mjaftueshme për t’u shqetësuar.
Pecnikaj shkruan se mjekët janë në rrezik real dhe të përditshëm më shumë se gjithkush tjetër, ndërsa pasjisja e tyre me masa mbrojtëse sipas tij është e papërfillshme, ndërsa kjo e bën të lëshojë një thirrje ndaj kolegëve të tyre që në radhë të parë të mendojnë për veten dhe familjarët e të mos pranojnë të bëjnë ‘heroizma’.
“Duke marr shkas nga drejtuesja e qëndrës shndetësore Nr. 8 , nga injoranca që e mbështjell fund e këmbë dhe nga arroganca e cila pasqyron mësemiri arrogancën që j’u ka përfshirë të gjitha strukturat nga drejtuesi i qeverisë e deri tek këto drejtor(ucë) injorant që i keni në bazë (vajmedet të dalim jashtë Tirane pastaj). Arsyeja kryesore që më shtyn të ulëras përmes kësaj letre është se, ka mbi 5 vite që në asnjë institucion nuk ka ardhur furnizim për kit veshje mbrojtëse profesionale ( VIRUS PROTECTION KITS) i cila sipas protokollit të OBSH duhet të ketë :
1) Mask N95 (nuk ekzistojnë fare në Shqipëri)
2) Tuta mbrojtëse SMS ose NON ËOVEN FABRIC (nuk ekzistojnë)
3) Syze që të mbulojnë fytyrën (nuk ekzistojnë)
4) Mbuluese këpucës me qafa (nuk ekzistojnë)
5) Qese për të mbledhur mbetjet (sipas normave) “, shkruan ai ndër të tjera.
Më tej letra vijon duke thë se mjekët janë si ushtarët në kohë lufte që do t’ju duhet të dalin në front të parët përballë armuikut, ndërsa bën krahasimin se këta ‘ushtarë’ janë pa asnjë armatim dhe as mrojtje.
“Përmes kësaj letëre dua t’i bëj thirrje të gjithë përsonelit që merret me këtë emergjencë, BOJKOTOJENI NË MASË KËTË EMERGJENCË SEPSE EDHE NESËR KEMI NEVOJ PËR JU, EDHE NESËR FAMILJET TUAJA JU DUAN NË MES TË TYRE, EDHE NESËR DO KETË EMERGJENCA TË TILLA. MOS BËNI AKTE “HEROIKE” NË LËKURËN TUAJ. MBRONI NË RRADHË TË PARË VETËN, DHE MË PAS NEVE”, shkruhet në letrën e Pecnikajt drejtuar ministres.
Letra e plotë:
Drejtuar: Ogerta Manasterliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
MBRONI PERSONELIN MJEKSORË SEPSE NESËR DO JETË VONË
Znj. Ministere
Po ju shkruaj këtë letër të hapur me shpresën se do ju ndihmoj të hapni sytë dhe ti thërrisni mendjes për atë që po bëni me personelin mjekësor e kryesisht me atë pjesë që sot është në linjën e parë për të përballuar emergjencën “COVID 19”, njohur ndryshe si Corona-virus, emergjenc e cila ka perfshirë më shumë se 100 vende të ndryshme në të gjithë botë.
Edhe pse akoma nuk është identifikuar asnjë rast (shpresoj shumë të jetë e vertetë, dhe nuk mund të them as sesi siç tha drejtuesja juaj “se mezi po pres të identifikoj rastin e parë”), kjo kurrësesi nuk na bën të mendojmë se ne jemi imun karshi këtij virusi, i cili kam shumë dyshime që është i përhapur edhe në vendin tonë, por jam i prirur ti besoj institucioneve tona deri tani, përderi sa nuk kam asnjë provë ndryshe.
Personat më të ekspozuar janë personeli mjeksor, specialist të zoonozave dhe ndihmës të këtyre kategorive që ndodhen në terren. Duke marr shkas nga drejtuesja e qëndrës shndetësore Nr. 8 , nga injoranca që e mbështjell fund e këmbë dhe nga arroganca e cila pasqyron mësemiri arrogancën që j’u ka përfshirë të gjitha strukturat nga drejtuesi i qeverisë e deri tek këto drejtor(ucë) injorant që i keni në bazë (vajmedet të dalim jashtë Tirane pastaj). Arsyeja kryesore që më shtyn të ulëras përmes kësaj letre është se, ka mbi 5 vite që në asnjë institucion nuk ka ardhur furnizim për kit veshje mbrojtëse profesionale ( VIRUS PROTECTION KITS) i cila sipas protokollit të OBSH duhet të ketë :
1) Mask N95 (nuk ekzistojnë fare në Shqipëri)
2) Tuta mbrojtëse SMS ose NON ËOVEN FABRIC (nuk ekzistojnë)
3) Syze që të mbulojnë fytyrën (nuk ekzistojnë)
4) Mbuluese këpucës me qafa (nuk ekzistojnë)
5) Qese për të mbledhur mbetjet (sipas normave)
Zonja Ministre
Në kohë paqe, shtetet përgaditen për luftë, blejnë armatime nga më të ndryshmet dhe bëjnë stërvitjen e ushtrisë sikur të ishin në luftë, për tu mësuar taktikat e luftës. Në këtë rast armiku jonë është një “virus”, dhe ushtria juaj/jona është pa asnjë lloj “armatimi” as mbrojtjeje. Është njësoj sikur të nxjerrësh ushtarët në luftë të armatosur me bishta lopatash (pushkë druri i thuhej dikur) dhe armiku të sulmojë me cdo lloj artilerie, nga ajri dhe nga toka. Viktimat e para do të jenë “ushtria” juaj e cila është e përbërë nga specialistët më të mirë që kemi, të cilët ju po i dërgoni “mish për top”, siç thotë populli.
Sot i gjithë komuniteti europian nuk lejon më që materiale të tilla të dalin prej tij, sepse vet ata janë me mungesa të theksuara. Vetë amerika ka ndaluar eksportin e cdo lloj materiali, qoftë spitalor, qoftë ndihmës për të dalë prej saj. Cdo qeveri ka kthyer cdo lloj fondi për të përballuar emergjencën e corona virus, kurse qeveria juaj ka kthyer për të përballuar këtë emergjencë të gjitha format e propogandës dhe asgjë tjetër. Në këtë përballje kanë vdekur me qindra mjek, infermjere dhe personel ndihmës, dhe pse me cdo lloj mbrojtjeje të mundshme. Ndaj zonja ministre mos na dërgo njerëzit tanë më të përgatitur, të cilët kanë shfrytëzuar cdo lloj njohje personale, cdo lloj projekti, shpeshherë edhe duke paguar vetë pjesë të këtyre trajnimeve, për ti pasur për ditë të tilla dhe jo për ti përdorur si mish për top.
Ne kemi shumë specialist të mirë, dhe pse nje pjesë e tyre e politizuar dhe për partinë mund edhe të dalin “për të lar duart me këtë virusin (siç thoshte zv. Kryeministri, z. Braçe, para ca kohësh), si Pipero & co, por pjesa e atyre që punojnë dhe që janë më të ekspozuarit, nuk dëgjohen por sakrifikohen. Nuk po ju kërkoj me ngulm, shtimin e instrumenteve të reanimazionit, të cilët fatkeqësisht mungojnë dhe janë jetike për cdo të sëmurë nga ky lloj virusi. Nuk po ju kërkoj me ngulm që të shtoni kitet dhe reagentët për të përballuar këtë situatë, për të cilët me të vërtëtë jam shumë skeptik që i keni. Nuk po ju kërkoj as RTPCR, pa të cilët nuk mund të bëhet asnjë ekzaminim, sepse ISHP i ka 2 copë dhe mund të përballoj një pjesë analizash për to.
Duhet filluar, dhe pse shumë vonë nga “A-ja” e këtij protokolli, gjë për të cilën ju keni harruar plotësisht, TË SIGURONI SA MË PARË KITE MBROJTËSE PËR PERSONELIN I CILI ËSHTË NË KONTAKT TË PËRDITSHËM ME KËTË PROBLEM (PERSONELIN MJEKËSORË LABORATORIK DHE AI NË TERREN). Pa këto kite mbrojtëse, pas shumë pak kohësh nuk do na hyjnë në punë as, karantinat, as instrumentat spitalore të reanimacionit as RT-PCR-të e aq më pak kitet e identifikimit apo të tipizimit të virusit.
Znj. Ministre
Përmes kësaj letëre dua t’i bëj thirrje të gjithë përsonelit që merret me këtë emergjencë, BOJKOTOJENI NË MASË KËTË EMERGJENCË SEPSE EDHE NESËR KEMI NEVOJ PËR JU, EDHE NESËR FAMILJET TUAJA JU DUAN NË MES TË TYRE, EDHE NESËR DO KETË EMERGJENCA TË TILLA. MOS BËNI AKTE “HEROIKE” NË LËKURËN TUAJ. MBRONI NË RRADHË TË PARË VETËN, DHE MË PAS NEVE. Paradoks zonja ministre, sepse edhe para 10 vjetësh i jam drejtuar burrit tuaj, z. Ermal Gjini, aso kohe qehajà i Genc Rulit, dhe sot po ju drejtohem juve si qehajà i Edi Ramës. Shpresoj që zëri im kësaj here të dëgjohet, sepse rreziku është shumë i madh. (C’paradoks, ngado që të kthehesh të njëjtat fytyra të zë syri, si majtas si djathtas). Ngelem me shpresë që zëri im të dëgjohet nga grupet e interesit (mjek, personel i specializuar zoonozash (zoonoses) dhe ndihmës të tyre, të cilët t’ju detyrojnë juve, me bojkotin e tyre, që ti siguroni në misionin e tyre të shenjtë, mbrojtjen e popullsisë, pasi të ndihen të mbrojtur vetë.
Me konsideratë DR. Ilir Pecnikaj
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post