09:48 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Letra e Hahn, Manjani: E panatyrshme, komisionerët s’kanë pse i bëjnë thirrje popullit

08:55 | 12/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani: Para tre vitesh hashashi kapej me kilogram, por shitej me tonë. Sot kapet me tonë por tregtohet me tonelata.Të pastrohet policia në …

Ditën e djeshme eurokomisioneri Hahn ju drejtua me një letër shqiptarëve, ku shprehej ndër të tjera qartazi se shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë ishte antidemokratike.

Ndërkohë që ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka thënë që komisionerët kanë punë me qeverinë dhe nuk mund t’i drejtohen popullit.

“Nuk mund të bëjë komisioneri letra publike për ti bërë thirrje popullit.

Qeveria është autoriteti që përfaqëson popullin për komisionerët. Kjo është një letër e panatyrshme. Kjo është jashtë kostumit të tij”, – ka deklaruar Manjani në emisionin Opinion. 

LETRA E HAHN:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të dashur miq,

Ju drejtohem sot me një shqetësim të madh.

Gjatë javëve të fundit, janë bërë disa përpjekje, për të nxitur dialogun midis partive politike në Shqipëri, nga përfaqësues të BE-së, përfshirë këtu mua vetë, si edhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Ne kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritshmëritë nga të gjitha palët, duke u përpjekur për krijimin e lehtësirave, që do të çonin drejt një zgjidhjeje të krizës së vazhdueshme.

U ofruan një numër opsionesh, me shpresë që partitë dhe udhëheqësit do të vepronin në bazë të përgjegjësive të tyre, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Për fat të keq, nuk patëm të bënim me një rast të tillë.

Pra sot, jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës.

Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar në zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë e shoh me keqardhje të thellë këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që sigurojnë një ofertë të gjerë politike dhe respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë mbrapa.

Demokracia dhe standardet demokratike, nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas meritave të tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare.

Institucioni më kompetent europian për vëzhgimin e zgjedhjeve – ODIHR – kohët e fundit ka nisur aktivitetet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne jo vetëm që e mbështesim fuqimisht ODIHR-in – por presim gjithashtu, që të gjitha institucionet përkatëse në Shqipëri, të sigurojnë bashkëpunim dhe transparencë të plotë në misionin e tyre, si gjatë javëve para zgjedhjeve, ashtu edhe në vetë ditën e zgjedhjeve. Është në interes të Shqipërisë dhe autoriteteve të saj, që OSBE / ODIHR dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë, të jenë në gjendje të kryejnë në menyrën më të mirë rolin e tyre vendimtar dhe vlerësimin e zgjedhjeve.

Prandaj, le të jem i qartë edhe për një gjë:

Dënoj fuqishëm çdo kumtim që bën thirrje për “veprime”, të cilat do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto “veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Përkundrazi, është një vlerë themelore europiane që idetë dhe propozimet politike – pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo – të diskutohen brenda institucioneve demokratike, veçanërisht në parlamentin shqiptar. Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj, nga të gjitha anët.

Në lidhje me këtë, më lejoni të them edhe një gjë. Fakti që zgjedhjet në Kavajë nuk mundën të zhvilloheshin, nuk është fitore për askënd. Kjo është një humbje e qartë për demokracinë.

Të dashur qytetarë,

Kam besim të plotë se qytetarët e Shqipërisë, do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë demokratike që pritet në një vend që aspiron të jetë anëtar i Bashkimit Europian.

Le të jemi të qartë:

Udhëheqësit do të mbahen përgjegjës, nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.

BE-ja do të ndjekë dhe do të monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Më tutje, ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: manjaniylli manjani
Pas

Puthje pasionante, guxon këngëtarja shqiptare, njihuni me partnerin e saj (FOTO)

Para

Rrahu dhe mbylli në garazh të riun 4 vite më parë, arrestohet 23-vjeçarit në Ballsh

Para
Gjysmë kile hashash në shkollën 9-vjeçare në Tiranë, nxënësit prej 3 ditësh drogën me vete

Rrahu dhe mbylli në garazh të riun 4 vite më parë, arrestohet 23-vjeçarit në Ballsh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga mungesa e dokumentacionit deri te shkelja e perimetrit të sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës

RRESHTIMI/ Ndaj Letonisë Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

Siguria në plazhe/ Probleme me dokumentet, bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë

Lajmi i fundit! Ndërron jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Makina përfshihet nga flakët në aksin Kashar-Thumanë

LIVE- Rama në ‘Sy m’Sy’: Lajme të mira nga fronti i negociatave, marrim së shpejti lajmin e hapjes së një tjetër grupkapitulli! Kemi nisur punën për samitin e NATO-s

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja se si do funksionojë

“Mjaft më!” Ish-kryeministri i Izraelit: Trump të ushtrojë presion mbi Netanyahun

E rëndë në Greqi, foshnja 5 muajshe ndërron jetë! Prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe shkuan në plazh, një nga pistat e hetimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.