Letra e djeshme e Ismail Kadaresë për Romana Vlahutin ka ngjallur mjaft reafigime. Nuk është e zakonshme në fakt që një shkrimtar ti ulet në gjunjë një ambsadore, qoftë kjo dhe përfaqësuese e Europës.
Nga ana tjetër për Edi Lesin, kjo deklaratë duhet lexuar ndryshe. Sipas tij Kadare nuk kërkon ti ulet në gjunjë ambasadores por Europës.
‘’Modestisht them se letra e Kadaresë duhet lexuar ndryshe. Më ngjan se nga frika e madhe që ka, nga paranoja më saktë, se Shqipëria mund ti ikë kontinetit të vjetër, njeë brenge e tij e kahershme, ai i ka nisur nje telegram Europes, jo nje zyrtareje qe per dreq quhet romana.
Kadare nuk besoj se do i ulej në gjunjë një vlahute, por Europës po. Europës do i dorëzohej, si një dashurie pa kushte, edhe kur ajo shfaqet shpesh me të meta, edhe kur mbyll sytë, dhe kur injoron mbrapshtitë qe ndodhin në vendin tonë, edhe kur ca bija të saj thonë se mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën. Dashnor me cene i Europës, qeë ska ndërmend të arsyetojë”, shkruan Lesi.
(E.K/SHUPLAKA)