I ftuar në ‘Fax News’ kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili mes të tjerash foli edhe në lidhje me lajmin që qarkulloi dje në media ku në një letër drejtuar Kongesit Amerikan në maj të vitit 2017, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pohonte se Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës.
Vasili tha se përgjigje shteruese për këtë dhe vrastare për ata që deshën të krijonin skupin e ditës.
“Besoj se Lu i cili flet në emët të Departameitit dha një përgjigje vrastare për këo çështje, ndaj nuk kemi nevojë për raporte.
Reagimi I Lu është I qartë, është reagimi i Amerikës zyrtare. Kjo ishte as më shumë e as më pak se një skenar sorosist për të krijuar skupin e radhës. U përpoqën të krijojnë skupin e ditës, edhe morën të qartë përgjigjen se kjo histori ishte një dëngël që u shërbeu për disa orë”, tha ai.
Ndërkohë që në komentin e tij për raportin e “Freedom House” që zgjedhjen e Metës president e konsideronte si hap pas në luftën kundër korrupsionit, Vasili tha se këtë raporte sorosiane nuk kishte dëshirë t’i komentonte, ndërsa theksoi dy element.
“Unë këto raportet sorosine nuk kam dshirë t’i komentoj. Kam dy komente, “Freedom House” ka marrë përgjegjësi publike për zgjedhjet, se gënjeu për zgjedhjet duke thënë që i ka pranuar opozita, zgjedhjet nuk i kemi pranuarunë kam qenë kryetar i LSI-së atëherë dhe i kam dënuar këto zgjedhje të cilat u damkosën nga OSBE-ODIHR.
Së dyti BE pohoi se 20% e votave janë shitur dhe blerë, ne i kemi shënjuar si zgjedhjet më të shëmtuara në shqipëri. Nuk ka nevojë të diskutojmë portalet e Ramës e të Endri Fugës”, tha Vasili.
(B.H/Faxweb)