14:23 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Letra e Metës, lëvizja e fundit para 22 nëntorit?

21:57 | 16/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Datë zgjedhjesh për Vorën dhe Shkodrën? Ironizon Meta: Të shkojnë tek berberi! Pse e duan Presidencën

Nga Alfred Lela   

Presidenti Meta u ka dërguar një ftesë, pasditen e së shtunës së 16 nëntorit, krerëve të partive opozitare. Më saktë, një letër për shefin e Partisë Demokratike dhe nëpërmjet tij për të gjithë krerët e partive më të vogla të frontit opozitar, përfshirë këtu edhe të shoqen, drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi.

Ka rëndësi theksimi i datës 16, sepse është më pak se një javë nga 22 nëntori, datë të cilën Presidenti i Republikës e ka parashenjuar si nisje të një ‘lëvizjeje në mbrojtje të Kushtetutës’ (siç e ka emërtuar ai para dy muajsh në një intervistë për Ora News).

“Mundësisht para së mërkurës”, thekson z. Meta në letër, ku e pasqyron gjendjen e vendit si dramatike. Presidenti ka qenë aktiv gjatë gjithë javës së fundit, duke u bërë ndoshta poli më i fortë dhe i zëshëm i opozitarizmit në Shqipëri, dhe kjo ka ardhur pas fërkimeve të reja me mazhorancën për emërime te gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Përplasja ka shkuar deri aty sa, një prej gjyqtareve të miratura nga shumica parlamentare, në akord edhe me laramanen ‘opozitë e re’, ka shpërfillur Presidencën duke u betuar në një zyrë noterie në kryeqytet.

Cilatdo qofshin emocionet politike rreth Metës, Presidenti është i vetmi pushtet institucional jashtë duarve të shumicës, në këtë mënyrë ai përfaqëson pakicën, ose thënë më drejt, të gjitha pakicat politike. Pakicave politike që të bëhen shumicë u duhet të mbledhin në një të gjitha pakicat shoqërore. Mes të dyjave ekziston (ende) një hendek që ka sjellë një përfytyrim të përçudnuar të realitetit, ku konsensusi duket se anon nga parabola ‘mazhoranca po menaxhon skandalet më shumë se sa qeveris’. Megjithatë pamundësia e opozitës për të kapitalizuar shpjegohet, sa me pafuqinë e saj e sa me kapjen e çdo gjëje.

Këtu ndoshta vlen përmbysja e shprehjes së z. Rama ‘kap çfarë të kapësh’, duke shtuar se nuk ka asgjë për të kapur, sepse gjithë çka ka patur për të kapur është kapur prej pushtetit. Në këtë ‘kapje të përgjithshme’ Presidenti thërret takimin me krerët opozitarë, pak ditë para se të ketë thirrur vëmendjen e opinionit publik për një ‘lëvizije në mbrojtje të Kushtetutës’. A do t’i bashkohet Ilir Meta opozitës apo do të kërkojë që opozita t’i bashkohet Presidentit? Dhe, si? është ndoshta pyetja që vlen. Cila do të jetë ajo formulë që duhet të përmbajë natyrshmëri, kreativitet dhe delikatesë; të tillë sa të mos prodhojë kundra vlerë duke ia bërë të lehtë kryeministrit Rama që ta parodizojë si ‘vulgatën e së vjetrës’.

Nëse Presidenti ka në mend një tur kombëtar për Kushtetutën, i ngjashëm me atë të Bashës ‘për Shqipërinë’, kjo nuk është më shumë se përdorimi i një instrumenti politik si ‘takimet me popullin’ që politikanët shqiptarë e kanë përdorur sa herë kanë qenë në vështirësitë më të thella. Nano, Rama, dhe disa herë Basha, janë klientë të këtij cirku antik.

Alternativa e dytë, shpërndarje e Kuvendit, nuk mund të prodhojë më shumë se përplasja për gjyqtarët e Kushtetueses, betejë që përfundoi te noteri, si të ishte shitja e një makinë e përdorur. Noterët e vërtetë të Republikës, zinxhiri i gjykatave të larta, duke u përmbyllur me Kushtetuesen, nuk është i lidhur sa për të rrethuar të gjitha marrëzitë e klasës politike.

Dorëheqja do t’ia ekspozonte z. Meta të gjitha ‘brinjët e dobësisë’ pa prodhuar ndonjë efekt personal as politik shtesë. Magjepsja me dorëheqjen do zgjaste tri ditë dhe Meta do të futej në atë që Rama quan ‘opozita e rrugës’.

Edhe pse nuk do të donte të bëhej pjesë e saj, Meta ka thirrur në zyrë pikërisht këtë opozitë. E cila do t’i shkojë në zyrë me grimasat e dramës që evokon Presidenti në letrën e tij dhe në portretin e Shqipërisë. I tillë është fati i tij si President: vetëm gjysma e spektrit politik e honeps. Ka qenë rrugë e gjatë për deputetin e ri të legjislaturës së Kuvendit të parë postkomunist, që u bë pjesë e Partisë së Punës, të saposhndërruar në Socialiste, duke qenë në kundrarrymë të qartë me zhvillimet, kontekstin dhe frymën e kohës.

Ndërkohë që ky nuk është fundi i rrugës për të, a është sërish Meta në kundërrymë apo është, edhe më shumë, në kundërkohë?

Pas

Foto/ Blendi Çuçi bën gafën e rradhës, ngatërron emrin e Shqipërisë

Para

Ish-zyrtari i lartë i DASH: Marrëveshja Kosovë-Serbi ekziston, problem mbetet zbatimi

Para
Ish-zyrtari i lartë i DASH: Marrëveshja Kosovë-Serbi ekziston, problem mbetet zbatimi

Ish-zyrtari i lartë i DASH: Marrëveshja Kosovë-Serbi ekziston, problem mbetet zbatimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tronditet Tajvani, tërmeti me magnitudë 6.4 ballë godet bregun lindor të vendit

Ndodhej me një grup turistësh për të vizituar Butrintin Antik, ndërron jetë shtetasi i huaj

Goditi disa herë me thikë një shtetas, 26-vjeçari ekstradohet nga Greqia

Los Anxhelos në shtetrrethim, kryebashkiakja cakton orë policore për banorët. Reagon Trump: Qytetin do ta bëjmë sërish të sigurt

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet shpallja e pretencës, mungojnë avokatët e të pandehurve

Mbahet Konferencë e OKB-së në Nicë të Francës! Si të mbrojmë Oqeanet?

Kanadezi fiton lotarinë katër herë, arkëton më shumë se 2.5 milionë dollarë

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, shoqërohet nga delegacioni me klerikë shqiptarë

Operacioni “Koordinata” në Kukës – Arrestohet një shtetas për tentativë kultivimi kanabisi, shpallet në kërkim vëllai i tij

“E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.