Pedagogia Eneda Bozheku në një intervistë për Fax Neës me gazetaren Edona Haklaj, tha se kushtet e Bundestagut gjerman ishin një përgjigje negative e thënë në një mënyrë jot ë drejtëpërdrejtë.
Ndërkohë për qëendrimin e Holandës, ajo tha se është zbutur disi për shkak të vendosjes së kushteve nga Gjermania duke u treguar më diplomate.
“Do të happen negociatat pa u refermuar, të hapen negociatat? Kush do të negociojë, qeveria vetëm? Kemi 3000 vjet që nuk bëhemi për shkak të një sërë faktorëve. Por kemi edhe një problem tjetër, të sulmojmë dhe akuzojmë njëri-tjetrin. Nuk ka vullnet politik dhe për aq kohë sa nuk ka vullnet politik nuk ka se si të ketë ecuri të reformës në drejtësi. Të gjitha relacionet që janë bërë kohët e fundfit, ka një ‘status quo’ të gjithë situatës”.
Për letrën e dërguar nga ministret e qeverisë Rama Parlamentit të Holandës, Bozheku e cilësoi si diçka të ulët, pa sens dhe që ajo nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.
“Nuk do ta bëjë kurrë, për tre arsye që janë, për çështje karakteri, profesionale dhe dinjiteti. “Aman më fusni në një luftë pa sens”. Çfarë do të thotë kjo, zonja të nderuara, mos na përdhosni dinjitetin aman, kush ua dha tagrin se nuk e di që thonë “na fusni aman se i kemi përmbushur kriteret”. Po të marrim një rrugë deri në Durrës, nuk ka drita, është errësirë totale. Nuk kemi kushtet minimale, infrastruktureë minimale, s’kemi plotësuar asnjë standart, si mund të futemi në Europë kështu? Janë aq shumë traktate që kërkojnë një lloj standarti që nuk është arritur që mund të dalin disa zonja ku duhet të jesh shumë e varfër nga ana intelektuale për ta bërë këtë gjë”, tha Bozheku.
Bozheku foli edhe për ndikimin që do të kishte në ecurinë e Reformës në drejtësi hapja ose jo e negociatave.
“Nuk mendoj se hapja e negociatave ka një ndikim tek reforma në sistemin e drejtësisë. ‘Po’ apo ‘jo’ e negociatave nuk do të sjell asnjë lloj ndryshimi në reformën në drejtësi, madje do të ketë një insistim më të madh të SHBA-ve dhe vendeve të BE-së”.
“Rama emocionet diplomatike pothuajse nuk i njeh, që një vend si Shqipëria të “kërcënojë” direkt ose indirekt BE-në. Është një situatë afër absurdit sepse nuk ka asnjë mënyrë që minishengeni, duke përjashtuar tre vende të tjera, si Kosova për shembull që është urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Serbisë. Mendoj se Rama po gabon në mënyrën se si po sillet në procesin e integrimit, nuk bëhet me kokëfortësi kjo gjë.
Do të ndodh ajo që ndodhi para një viti, do të dalin disa të thonë se fajin e ka BE. Nuk mund të hapen negociatat kur nuk ka një parlament legjitim, një opozitë reale, kemi një opozitë të krijuar për nevoja kalimtare”, tha Bozheku duke analizuar takimin e Ramës me Vuçiçin dhe Zaevin në Serbi si dhe përgjigjen që pritet nga vendet e BE-së për negociatat.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/252717475643490/
(F.GJ/FAXWEB.AL)