Një vogëlushe me banim në rrugën ‘’ Xhanfize Keko’’ në Tiranë ka vendosur t’i drejtohet me një letër kryebashkiakut Veliaj. Ajo i tregon atij se nga ballkoni I shtëpisë së saj nuk mundet të shohim më perëndimin e diellit pasi pallati që po ndrtohet përballë, ja pengon asaj dhe familjes pamjen. Ajo vazhdon më tej duke i kërkuar atij ta prsihë këtë pallat. Madje shpreh bindjen në fund të letrës se ai do ta vlerësojë seriozisht shqetësimin e saj.
‘’I nderuar zoti Erion Veliaj,
Unë që po të shkruaj jam Joana. Unë jam vajzë e klasës së katërt? Unë banoj tek rruga “Xhanfize Keko” dhe pallati im është përballë pallatit të ri që ju keni planifikuar që ta ndërtoni. Ballkoni i prindërve tanë është vendi jonë si familje më e bukur e i preferuar. Ne e pëlqejmë atë sepse shikojmë perëndimin. Babai im i ka shumë qejf ato. Por tani ne nuk mblidhemi. Pse? Arsyeja është kjo: perëndimi ndalëngadalë po takohet me katet e pallatit tuaj. Më pas, nëse vazhdon kështu, kur ne të mblidhemi si familje ne do të shikojmë tullat e punëtorëve.
Tani, përpara se të marrësh idenë e gabuar unë nuk po të them prishe pallatin. Të lutem na kupto. Unë nuk di shumë për politikën dhe nuk merrem me atë. Unë nuk e di se çfarë ke planifikuar ti ose punëtorët. Familja jonë do thjesht që perëndimi të mos bllokohet nga kjo ndërtesë.
Jam e sigurt që Ju do ta vlerësoni shqetësimin tonë dhe do të merrni masat e duhura për ta zgjidhur këtë problem.
Me respekt, Joana Karoshi’’, mbyllet letra e saj publikuar nga ‘’Nisma Thurje’’. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”460″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]