Kryeministri Edi Rama ka reaguar referuar letrës që presidenti Meta i dërgoi një ditë para protestës së opozitës kreut aktual të OSBE Miroslav Lajçak.
“Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion”, shprehet gjithë ironi kryeministri duke shtuar se: “do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!”
Kujtojmë se, kreu i shtetit, Ilir Meta përmes një letre ka njoftuar drejtuesit e lartë të OSBE/ODHIR lidhur me dekretin e tij për anulimin e datës zgjedhore të 30 qershorit.
Në letrën dërguar ndërkombëtarëve, Presidenti Meta bën me dije se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin, do të jenë nul dhe të pavlefshme. (Lexo këtu)
Kryeministri Rama në Twitter:
Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!