Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim , Monika Kryemadhi ditën e sotme në një takim me qytetarët ka folur dhe për letrën që kryeministri Rama I drjetoi kryedemokratit Basha.
Sipas saj Edi Rama është gati për çdo kompromis vetëm që të mbaj karrigen e tij. Ndërkohë që edhe Kryemadhi në një linjë me Bashën ka rikonfirmuar dhe një herë se nuk ka asnjë kompromis dhe se beteja për Shqipërinë si Europa do të vazhdojë.
Sot ne jemi më të qartë se kushto tjetër, që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t’i bëjë Rama siç i bënte Enver Hoxha.-tha ndër të tjera Kryemadhi
Pjesë nga fjala e saj:
“Dëgjojmë si qurravitet dhe shkruan letra për Bashës, tregon që ka frikë, që është gati të bëj çdo kompromis për karrigen e tij. Ka një përgjigje, nuk ka kompromis, por ka dialog të shqiptarëve me njëri tjetrin dhe partitë politike për të larguar njëherë e përgjithmonë fytyrën e krimit nga politika shqiptare dhe nga zgjedhjet shqiptare. Sot ne jemi më të qartë se kushto tjetër, që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t’i bëjë Rama siç i bënte Enver Hoxha”, shprehet Kryemadhi.
Gjatë fjalës së saj në këtë takim, Kryemadhi foli edhe për protestën e 25 Majit, për të cilën tha se do të jetë protesta më e madhe dhe më e qëndrueshme. Ajo tha se sot në Shqipëri çdo ditë e më shumë protestat po bëhen edhe më të mëdha dhe se pjesa më e bukur e këtyre protestave është pjesëmarrja e qytetarëve.