16 të burgosur në Burgun e Burrelit i kanë nisur një letër Ministrisë së Drejtësisë ku kërkojnë amnisti pasi i kanë humbur shpresat për drejtësi nga gjykatat shqiptare.
“Ne të dënuarit e Burrelit kërkojmë amnisti gjithëpërfshirëse, 3 vjet e përgjithshme pasi janë dhënë dënime kapitale për hallexhinjtë”, thuhet në krye të kërkesës.
Sipas 16 të burgosurve, të cilët kanë nënshkruar kërkesën të cilën e disponon Faxëeb gjykatësit shqiptarë japin masa dhe dënime të lehta për biznesmenët e mëdhenj dhe ata që kanë mbështetjen e pushtetit kanë marrë dënime shumë të lehta.
Shumica prej tyre, theksohet në letrën dërguar ministrisë së Drejtësisë janë djegur nga Vdetingu, kryesisht për korrupsion.
Ndërsa shqyrtimi i një çështjeje gjyqësore është e rregulluar nëpërmjet një sistemi të tërë gjyqësor me disa shkallë, shpresa e vetme për drejtësi e të burgosurve të Burrelit, mbetet amnistia nga Ministria e Drejtësisë. Paradoksale, ndërsa Vetingu ka ngritur ‘kosën’ e tij për të korruptuarit dhe të paaftët, e siç duket askush nuk po zmbrapset.