Pas një letërkëmbimi në distancë mes Edi Ramës kryeministër dhe akademikut Artan Fuga, më në fund sot do të ketë një përballje mes tyre. Vetë Rama në shoqërinë e Nikollës, ka mbledhur sot përfaqësues të Akademisë.
Në mbledhje është vënë re dhe prania e akademikut Fuga, ndërsa ende nuk ka ardhur rradha e paraqitjes së argumenteve nga ana e tij në lidhje me reformimin e Akademisë.
“Pavarësisht shkencës nuk patëm asgjë reagim që të na përfshihte në këtë proces, ku humbëm më shumë se një vit, në një inerci që është ajo e kalbëzimit të një institucioni që ishte kurora e dijes shqiptare. Sot është një peng për ata që i dhanë ndriçimin e tyre.
Kjo situatë na ka shtyrë edhe idenë për ta refuzuar për ta financuar më tej këtë institucion. E vërteta është që Akademia e Shkencave nuk reflekton as vizionin e themeluesve dhe më vjen mirë që kam përballë një ndër studiuesit më të nderuar, profesor Luan Omari që është një dëshmitar i të gjithë rrugëtimit të këtij insitucuini dhe Akadmeia deri më tani nuk na ka reflektuar asgjë.
Duke qenë se unë kam pasur një kërkesë nga ju për t’u dëgjuar me e gaditshmërinë do që të dëgjojmë gjithçka që ju keni për të thënë. Nuk e di se kush prej jush e ka marrë përgjegjsinë për të folur por pa e paragjykuar nese zoti Tole , por para se t’i jap fjalën atij dua t’I theksoj edhe njeherë ç’ka ne kemi mundur të lexojmë dhe të shtojmë nga ky vit për ta thënë në mënyrë në mënyrë të mir sjellshme lë shumë për të dëshiruar.”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb)