Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi tregoi për emisionin “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani disa të vërteta për ditët e tërmetit, kur të gjithë punonjësit e Emergjencave Civile ishin angazhuar aty. Sipas Premçit, punonjësit nuk ishin të pajisur me mjetet e nevojshme.
Ai deklaroi se ata nuk kishin me vete as kazma, leva, lopata apo vare, ndërsa shtoi se duke qenë në këto kushte, kërkuan ndihmë tek gomisteritë aty pranë.
Premçi sqaroi se Emergjencat Civile kanë pajisje për kësi rastesh, por theksoi se ata mbahen të mbyllur tek magazinat e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Unë kam qenë prezent që në mëngjes në Thumanë dhe kam parë që leva dhe vare janë marë tek gomisteria sepse as kazma dhe as lopata nuk ksihin me vete. Kjo është e vërteta. Kur erdhën trupat nga Kosova dhe bëmë krahasimin, atje ne u stepëm.
Ne nuk mund të themi se nuk ka litarë, se nuk ka zinxhirë, se nuk ka krik. Nuk mund ta them se di që janë. Por nuk duhet se në cilat magazina kanë përfunduar. Edhe të papajisur ata dhanë kontributin e tyre maksimal pandërprerje, janë heronj. Por të gjitha pajsijet kanë përfunduar në një magazinë në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha ai.
Tema e sotme e diksutimit në emision ishte sesi të përgatitemi për fatkeqësitë natyrore me qëllim që të mos trembemi. Në këtë kuadër, Shemi Premçi deklaroi se qeveria duhet të bëjë kurrikula mësimore ku të mësohen fëmijët për përballimin e situatës.
Ai shtoi se edhe në media duhet të ketë më shumë hapësira informuese dhe edukuese për rastet e fatkeqësive natyrore.
Pjesë nga diskutimet në emision:
Artur Çani: Në fund të ligjit për Emergjencat Civile thuhet: neni 71: Nxjerrja e akteve nënligjore: Ngarkohet Këshilli i Ministrsve që brenda 2 viteve të nxirren aktet nënligjore për këtë ligj. Me pak llafe, duhen nja 2-3 vjet që të hyjë në fuqi ky ligj. Drejtoria e Përgithshem e Emerjenvave Civile shndërrohet në Agjencinë kombëtare të Emergjenave Civile. Prandaj na gjeti neve tralala ky tërmet, se ne duam 2-3 vjet të miratojmë ligjind dhe ta zbatojmë. A jemi ne të përgatitur për situata të tilla? A jemi ne të organizuar? Çfarë panë specialistët nga kjo përvojë?
Shemsi Premçi:Emergjencat Civile ose nuk janë të trajnuar, ose nuk janë të mirëpajisur. Një gjë e tillë me keqardhje u reflektua tek ngjarja e rëndë e 26 Nëntorit. U reagua me pajosjet që kishin në makinë në momentet e para. Por punonjësit që mbërritën më pas duhet të sihin të pajisur me skafandra. Unë kam qenë prezent që në mëngjes në Thumanë dhe kam parë që leva dhe vare janë marë tek gomisteria sepse as kazma dhe as lopata nuk ksihin me vete. Kjo është e vërteta. Kur erdhën trupat nga kosova dhe bëmë krahasimin, atje ne u stepëm.
Artur Çani: Në ditën e parë të tërmetit unë ndoqa nga afër çfarë ndodhi. Ishte e habitshme. Kishte njerëz të devotshëm, sidomos forcat shqiptare, por mjete nuk kishin. Organizimi mungonte. Mos vallë ne kemi njerëz të aftë, por na mungojnë kokat, na mungojnë mjetet?
Shemsi Premçi: Ne nuk mund të themi se nuk ka litarë, se nuk ka zinxhirë, se nuk ka krik. Nuk mund ta them se di që janë. Por nuk duhet se në cilat magazina kanë përfunduar. Edhe të papajisur ata dhanë kontributin e tyre maksimal pandërprerje, janë heronj. Por të gjitha pajsijet kanë përfunduar në një magazinë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Artur Çani: Kjo që ndodhi qe një fatkeqësi e madhe ku njerëzit duhet të nxjerrin mësime. Pas gjithë këtyre ndodhën, çfarë konkluzioni nxorëm?
Shemsi Premçi: Unë i kam propozuar qeverisë që të bëjë një kurrikulë, të jetë bashkëpunim i Agjencisë kombëtare të Emergjenave Civile dhe ministrisë së arsmit për përgatitjen e kurrikulave për mënyrën e sjelljes në raport me emergjencat. Është shumë e rëndësishme sepse në shumë raste ne bëjmë sehir. Agjencia kombëtare duhet të ngrihet urgjentisht. Duhet të dalë akti normativ për miratimin e strukturës dhe buxhetiu, për tu pajisur me të gjitha pajisjet, duke filluar nga të gjitha llojet e fatkeqësive. Fatura nuk kalon 20 milionë euro. Kjo strukturë duhet të ketë një autonomi në raport me institucionet e tjera.
Artur Çani: Ne kemi specialistë të mirë, kemi edhe mjete, por ne priremi të mos i marrim seriozisht gjërat. Një shembull ishte ai sizmiologu grek. Ne kemi njerëzit tanë dhe të mirë.
Shemsi Premçi: Ne nuk i vlerësojmë këto. Rrymat e parashikimit të motit mediat i marrin nga agjenci private dhe jo nga gjeoshkenca.
Artur Çani: Njerëzit e plotfuqishëm marrin vendime qeverie, por ata më shpesh kanë parasysg sigurinë e tyre personale sesa informimin dhe edukimin e masës për përballimin e emergjencave. Në këtë pikë kemi edhe ne mediat fajin tonë.
Shemsi Premçi: Kemi parë në media reklama për ushqimin, për gatimin, por nuk kemi parë një program edukativ me filma të animuar për mënyrën e sjelljes në raste të fatkeqësive.
Artur Çani: Zoti Premçi kërkon përgatitjen e një fletëpalosjeje fare të thjeshtë “Më mirë të përgatitur sesa të trembur”.
(M. I./ Faxweb.al)