Në shtëpinë e Bayer Leverkusen ka nisur puna për të gjetur pasuesin e Xabi Alonso-s. Në fakt, drejtuesit e klubit gjerman, prej kohësh kanë kryer sondazhe të ndryshe pasi ishin njohur më herët me vendimin e Alonso-s për t’u transferuar në Madrid. Nuk është një sekret se dëshira e tyre më e madhe është Cesc Fabregas, një tjetër spanjoll i famshëm që po bën mirë në hapat e tij të parë si trajner.
Pavarësisht se Fabregas po joshet nga Leverkusen, një klub i rëndësishëm, dëshira e tij është të vijojë punën me Como-n, por kërkon nga drejtuesit e klubit një konfirmim zyrtar: “Kam folur me shoqërinë, kemi bëra hapa përpara, hapa të rëndësishëm. Unë jam mirë te Como, por fillimisht dua të kuptojë se cili është vullneti i të gjithëve. Nuk është një sekret që kam folur me shoqëri të tjera, unë kam respekt për të gjithë, flas më të gjithë, por e theksoj, ndihem mirë te Como. Në çdo rast, duhet bërë një njoftim zyrtar në lidhje me të ardhmen time”, u shpreh Fabregas.