Në prangat e policisë ditën e sotme ka rënë një 19-vjeçar ditën e sotme me akuzën për armëmbajtje pa leje. Gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij tip “Volkswagen”, teksa lëvizte në rrugën “Fortuzi”, 19-vjeçarit me inicialet R.C, i është gjetur një pistoletë tip “Ekol Special 99”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i riu e mbante pa leje armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia. 19-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit. (J.V/Shuplaka)