Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30 vjeçar pasi lëviste në kryeqytet më armë zjarri tip pistoletë. I riu është arrestuar në flagranë nga policia.
DETJAE:
Më datë 18.03.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit: Skerdilajd Selimi, 30 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas disponoheshin informacione që qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë dhe në afërsi të Rrugës “Halit Bega”, është konstatuar nga Shërbimet e Policisë dhe pas kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip pistoletë e markës “Mausur” Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)