Në një lidhje “Skype” për Faxneews ka qenë nënkryetari i Lëvizjes “Besa” Blerim Sejdiu, për të folur mbi takimin që dje kryeministri Edi Rama zhvilloi me kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Edhe pse Lëvizja “Besa” e bojkotoi këtë takim, Sejdiu tha se mospjesëmarrja nuk ka të bëjë me Tiranën zyrtare, me këtë të fundit që konfirmoi se raportet janë shumë të mira.
Sejdiu tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë sot në gjendje të keqe teksa shtoi se janë pjestarë të një kombi që gjuha e tyre nuk emër.
Sejdiu: Kemi respekt për kryeministrin, mospjesëmarrja nuk ka të bëjë me Tiranën zyrtare se raportet janë shumë të mira. Në këtë takim nuk morën pjesë me Ahmetin pasi kemi tema të pazgjidhura në Shkup që shqiptarët presin ti zgjiidhin nga ne, nuk u bëmë kurrë bashkë që pastaj të ngremë dolli.
Ky takim nuk është gjë tjetër vecse një dolli dhe temë ta caktuar nuk ka pasur paraprakisht. Në këtë takim nuk pati diskutime kushtetuese, që janë aktuale. Kreu i BDI u mor me levizjen “Besa” dhe kryetarin Kasami. Ne jemi zotuar që të kemi një barazi sipas marrëveshjes ku tema kryesore është gjuha shqipe dhe nuk është zgjidhur ende, që nga 2002 është një tematike dhe cështje shumë e ndjeshme dhe nuk është zgidhur dhe për këtë duhet të ketë fajë dikush. Ne jemi pjestarë të një kombi që gjuha e tij nuk ka emër.
Kjo cështje duhet të diskutohet shumë seriozisht dhe jo të bëjmë takime pa tema dhe që nuk janë të dobishme.
Shqiptarët e Maqedonisë janë më keq se kurrë. Shqiptarët e Maqedonisë jetojnë në kushtet e mizorisë.