Presidenti i Amerikës, Joe Biden ka vendosur masa të reja kufizuese për Covid-19.
Urdhri i Biden do të prekë rreth 80 milionë punëtorë. Biden ka kërkuar që punëtorët e kompanive të mëdha të vaksinohen ose të dorëzojnë çdo javë testin që vërteton se nuk janë të prekur nga virusi famëkeq, shkruan BBC.
Sipas gazetës New York Times urdhri që detyron vaksinimin do të zbatohet për punonjësit e degës ekzekutive, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe të gjitha agjencitë federale dhe anëtarët e shërbimit të forcave të armatosura amerikane, një fuqi që numëron më shumë se 4 milionë persona.
Spitalet në disa shtete kanë arritur kapacitetin maksimal mes përhapjes së variantit së shpejtë të variantit “Delta”.
“Kjo nuk ka të bëjë me lirinë, ose zgjedhjen personale, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe atyre përreth jush” tha presidenti Biden ndërsa zbuloi planin e tij.
Kujtojmë që nga viti i kaluar më shumë se 650.000 amerikanë kanë vdekur me Covid-19.