Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndërmarrë një hap tjetër lidhur me çështjen “Tahiri”.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që në 26 dhjetor rrëzoi vendimin për bllokimin e pasaportës së Tahirit.
Në një rekurs të datës 7 shkurt 2018 prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkon sërish bllokimin e pasaportës së Tahirit.
Ish-ministri Saimir Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda me akuzën e “korrupsionit të zyrtarëve të lartë” dhe “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.
(F.G/Faxweb)