Pas kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për të mos njohur zgjedhjet e 30 qershorit, ka folur Voltana Ademi.
Në fjalën e saj për mediat Ademi ka theksuar se zgjedhjet nuk do të njohen, por PD do të vijoj aksionin e saj në rrugë institucionale dhe demokratike, duke përjashtuar këtu dhunën.
Ndërkaq sipas Ademit e udhës do të ishte që Rama të vendoste sa më shpëjt për të krijuar Gjykatën Kushtetuese e për të nisur kështu më pas hetimi i zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Ditën e sotme dorëzuam kërkesën që zgjedhjet të mos njihen. Ne shpresojmë që sa më shpejt Rama të vendos për të ngritur Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë ne do të veprojmë në rrugë incitucionale dhe demokratike. Duam të theksojmë se gjykatat kanë ndjekur standarde të ndryshme në legjitiminimin e kandidatëve për kryetar bashkie të cilet dolën fitues në zgjedhjet e 30 qershorit. Sapo Gjykatat Kushtetuese të vijoj punën e saj normalisht atëherë le të vijoj hetimi për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkaq duhet të merret parasysh dhe dekreti i Presidentiti Meta.”-tha ndër të tjera Ademi.